Shqipëria renditet në vendin e fundit të Europës për inovacionin, 27 vende poshtë Serbisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria renditet në vendin e fundit të Europës për inovacionin, 27 vende poshtë Serbisë

16:38 | 16/08/2016
në Uncategorized
0

Shqipëria renditet në vendin e 92- të në indeksin global të inovacionit, duke u pozicionuar në fund të shteteve të tjera të Europës.

Në këtë indeks Serbia e lë pas Shqipërinë duke u renditur 27 vende më lart. Kjo renditje hedh poshtë deklaratat e qeverisë sonë për projekte të reja inovative.

Këtë studim e ka publikuar edhe studiuesi Afrim Krasniqi i cili thekson faktin se:- “Jemi të fundit në inovacion në rajon, në Evropë dhe në vendet ku ka praktika demokratike konkurruese! Shume vende larg fqinjëve (Mali i Zi, Bosnje, Kroaci, Maqedoni, Greqi), fqinj me Sri Lanken e Namibine. Shqipëria ka pasur ministra inovacioni, një të djathtë e një te majtë, të dy aq te suksesshëm sa statistikat flasin vetë!”

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Postimi i plotë i Afrim Krasniqit

Inovativë? Kush më shumë se ne!? A nuk jemi vendi i vetem ku 90% e atyre qe marrin vendime dhe bejne opinionin publik kalojne diten ne FB e Tëitter? A nuk kemi zyrtaret & politikanet & shefat e medias me celularet e markes se fundit, me vilat e makinat e modes se fundit? A nuk kemi shpikur kulla polici digitale, qytetar digital, mjeke digital, media digitale; a nuk patem aftesine te ndertojme kulla ne stadiume, parcela betoni ne qytete bregdetare; a nuk vendosem kosh basketbolli ne zyren e shefit te partise dhe a nuk e vendosem opozten aty ku ishim mesuar te shkonim per homazhe lamtumire; a nuk krijuam treg me birra e qofte midis tri godinave universitare dhe mu perpara zyres se kreut te shtetit; a nuk po shikojme grabitje bankash pa perdorur as force dhe as arme; a nuk i nxorri djali bastexhi thaset me parate tona nga Banka dhe asgje nuk i hyri ne kembe derisa u vetdenoncua; a nuk ishim dje te dytet pas Gjermanise ne rritje ekonomike dhe sot te dytet pas Gjermanise per numer fasonerie; a nuk kemi numrin me te larte te mediave per banore ne Evrope, a nuk kemi anes Lanes universitete planetare, mesdhetare, europiane, nderkombetare..??? Keto me siguri nuk i gjen as në Zvicer dhe as në Suedi, Britani apo SHBA, – vende që rezultojnë në krye të listës, pasi atje, sic pati thënë në intervistë në euronews i gjati ynë, – kanë jetë monotone, të mërzitshme! Dhe ka të drejtë, këtu është jeta, midis Gjirit të Lalzit, Dhërmisë, Jalës apo vendit mekatar me Santa!

Ne kemi shpikur pafund, cfare nuk kemi shpikur, ndaj cudi qe na thone, – jemi te fundit ne inovacion ne rajon, ne Evrope dhe ne vendet ku ka praktika demokratike konkurruese! Shume vende larg fqinjeve (Mali i Zi, Bosnje, Kroaci, Maqedoni, Greqi), fqinj me Sri Lanken e Namibine.

Dy vjet me pare ministrja e inovacionit, qe “braktisi Parisin per keneten tone” sic i pelqen te prezantohet, mbajti nje fjalim ne parlament, ku listoi rreth 12 kunata te ish zyrtareve te djeshem qe punonin ne shtet! Ishte unike, – kishte aftesine te zbulonte kunatat e gjithesecilit, nje pune qe dikur e benin shitesit ne lagje jo ministrat, sidomos ata te inovacionit. Shqiperia ka pasur ministra inovacioni, nje te djathte e nje te majte, te dy aq te suksesshem sa statistikat flasin vete!

Dhe tani per tu bere serioz! Raportë të tilla nuk kanë ndikim në Shqipëri, por janë orientuese thelbësore për biznesin e huaj, për kompanitë dhe firmat e mëdha, aq edhe për institucionet që asistojnë Shqipërinë, apo turistët e median me interes ndaj vendit tonë. Për këtë arsye ato duhen marrë seriozisht, duhet trajtuar institucionalisht dhe duket të krijojmë strategji efektive, reale dhe të matshme, të paktën, për të mos humbur edhe vitet e ardhshme. Modele? Ka pafund, mjafton vetëm ti marrim dhe ti zbatojmë me seriozitet. Praktika abuzive apo deklarime propagandistike, si psh, one stop shop në bashkitë e reja, kartat e shëndetit, shërbimet online ndaj qytetarëve etj, janë thjesht përralla, asgjë më shumë. Burokracia ka mbetur e njëjtë, lejet janë ende pronë e zyrtarëve të korruptuar, shërbimet publike mungojnë, shkolla është fiktive në strukturën dhe përmbajtjen e saj, universiteti është eksperimental dhe shkenca simbolizohet dukshëm në atë që po ndodh me QSA, prej më shumë se një viti pa drejtues, pa status, pa ligj dhe pa plan për të ardhmen!

A mund të ketë inovacion në këtë rrethana? Po, përderisa vendet në rajon kanë pasur dhe kanë, shqiptarët nuk janë dhe nuk mund të jenë përjashtim. Thjesht duhet inovacion për të menduar praktikisht sesi mund të bëhemi më novatorë. Le ti japim pergjigje pyetjes qe askush nuk e ben publikisht, – perse shqiptaret me te afte dhe te famshem kane bere emer e karriere jashte vendit sesa ketu, – per te kuptuar me lehte, problemet tona, dhe per te ndikuar sadopak per ti zgjidhur ato!

st

st1

st2

Etiketa: Afrim Krasniqirenditja per inovacionin globalshqiperia ne vendin e fundit per inovacioninstatus ne fb

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Angli/ Ngjarje tronditëse në rrugë, i riu qëllohet me thikë

Angli/ Ngjarje tronditëse në rrugë, i riu qëllohet me thikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com