“Shqipëria realitet kontradiktor”, Artan Fuga: Dyshues për Reformën Zgjedhore (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqipëria realitet kontradiktor”, Artan Fuga: Dyshues për Reformën Zgjedhore (film)

15:00 | 16/07/2020
në Kryesore
0

Akademiku Artan Fuga në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën politike në vend, listat e hapur dhe ndryshimet që janë bërë se fundmi në Kushtetuese.

Fuga duke pasqyruar një analizë të situatës u shpreh se Kodi Zgjedhor nuk mund të ndryshohet disa muaj para zgjedhjeve. “Propozimi i një kodi tjetër fare papritur, mua më duket shkak-pasojë”, shprehet ai, ndërsa shton se vazhdon të jetë kritik dhe dyshues për vendimet e marra.

Sipas tij shteti shqiptar sot është një realitet kontradiktor, ndërsa shtoi se  nuk kemi një shtet neutral, por kemi një shtet politik.

Read more

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –

“Besa e dhënë është një instrument i shoqërive shumë të vjetra që tregon dhe vendndodhjen në kod apo në jetën e përditshme të zonave të caktuara.

Në shoqëritë kontraktualiste nuk prevalon më fjala e dhënë, por prevalon ligji. Prevalon marrja e  angazhimeve të drejtave apo detyrimeve të njohura me ligj dhe nëse nuk i zbaton ke penalitete. Kjo është marrëdhënia kontraktuale që zëvendëson marrëdhënien e besës sidomos në çështjen e aferave, politike… Pra janë dy gjëra të ndara sidomos kur është fjala për procedura që kanë të bëjnë me shtetin, pra nuk është më besa që përbën mbështetjen legjitimuese.

Çështja e Kodit Zgjedhor e një marrëveshje politike e vendosur në një tavolinë që nuk ka legjimitet ligjor dhe nuk depozitohet në një institucion që ka të drejtën e ndëshkimit të palës që prish marrëveshjen”, sqaroi akademiku.

Për akademikun çështja e Kodit Zgjedhor nuk ka qenë lehtësuese. Sipas tij Kodi Zgjedhor nuk mund të ndryshohet disa muaj para zgjedhjeve. Fuga e konsideron një naivitet politik apo një lloj fenomeni që shoqëron shtetet që sipas tij nuk janë stabilizuar.

“Sistemi i zgjedhjeve ndikon rezultatin e zgjedhjeve. Kushdo që merret me shkencë me kërkim e kupton këtë situata. Pra më mirë një Kod Zgjedhor siç ka qenë, sesa në momentet e fundit të hyjnë në debat. Të gjithë aktorët që u vendosë atje ishin në konflikt interesi dhe nuk kishin legjitimetitin e duhur juridik. Sepse opozita që ngelet në parlament, në njëfarë mënyre ka hyrë në Kuvend nga listat e partive PD, LSI dhe legjitimiteti  i tyre që është i paqenë.

Asnjë parti politike nuk është e paanshme aq sa të bëjë një kod që t’i japi shansin të gjithëve njësoj. Ajo tryezë duke u bërë jashtë parlamentit, u bë jashtë institucioneve. Pra nuk u bë me angazhime kontraktuale shtetërore. Kam qenë dhe vazhdoj të jem kritik ndaj asaj që ndodhi. Po ashtu propozimi i një kodi tjetër fare papritur, mua më duket shkak-pasojë”, tha Fuga.

Më tej Fuga u shpreh se shteti shqiptar sot është një realitet kontradiktor.

“Nga njëra anë është një shtet kombëtar që ka sovranitetin e vet, por është një shtet kombëtar brenda një aleance, brenda një garancie gjeopolitike edhe në kuadrin ligjor. Brenda një fryme që orientohet nga njëra anë nga BE apo nga njëra anë nga NATO, pra nga aleatët tanë perëndimorë. Shteti shqiptar nuk është një shtet i madh i cili ka një sovranitet më vete. Është një shtet brenda një kontekstit. Këtu duhen pasur parasysh.

Pra kur u nënshkrua marrëveshja e parë thanë që e kërkojnë ndërkombëtarët. Por kur ka një pozicion të dytë, thyhet që jemi shtet sovran. Pra këtë realitet që është kontradiktor, një sintezë e këtyre dy anëve kombëtare dhe globale gjë është favor për Shqipërinë, nga politika njëherë merret ndërkombëtarizimi dhe fshihet Kuvendi, më pas fshihet elementi ndërkombëtar dhe mbahet një parim i ngushtë nacionalist”, u shpreh ai.

Sakaq ai shtoi se vendi ka shumë probleme sa i përket zgjedhjeve lokale apo edhe në institucione publike që merren me arsimin nuk respektohen ligjet.

“Një shoqëri piramidale e ndërtuar mbi bazën e një hierarkie që është vendosur dhe instaluar nuk mund të pranojë që një herë në katër vjet të rivihet në dyshim. Pra tek ne nuk është zbatuar ai parim që vendi i pushtetit është një vend bosh (pra politikani është aty si një shërbëtor i shoqërisë civile),  ai instalohet si një status social i përhershëm dhe e ka të pamundur që në një moment të caktuar të lëshojë pushtetin.

Çdo forcë politike e ka të vështirë të konsiderojë pushtetin si një gjë që mund të dorëzohet. Pra kontradikta e parë midis pushtetit piramidal dhe zgjedhjeve janë horizontale, është kjo gjeometri që shkatërron Shqipërinë. Ne nuk kemi një shtet neutral, por kemi një shtet politik. Ne nuk kemi mundësi që administrata të jetë neutrale, nëpunësi është një militant politik në thelbin e vet.

Nuk janë lista të hapura, pasi çdo parti apo koalicion. Është një eufemizëm që nga pikëpamja del se janë lista të mbyllura dhe kur thuhet që kandidatët kandidojnë nga parti, nuk përcaktohet se si sillen këto parti me njëra-tjetrën. Kemi një gjuhë që është e paqartë, konfuze që do të thotë se në ditët dhe javët e ardhshme do të kemi një debat linguistiko-politik të jashtëzakonshëm”, tha Fuga.

Etiketa: “ABC-ja e mëngjesit”Akademiku Artan Fugaçështja e Kodit Zgjedhorlistat e hapursituata politike në vend

Të Lidhura

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

nga 27
10:27 | 01/02/2026
0

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

nga 27
10:19 | 01/02/2026
0

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

nga 27
09:29 | 01/02/2026
0

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –

nga 27
09:27 | 01/02/2026
0

Në qytetin e Korçës janë zbardhur katër raste vjedhjesh të automjeteve, ngjarje që dyshohet se kanë ndodhur më 31 janar...

Para
Koronavirusi – jam. Mos u tremb!

Ekspertët italianë: Koronavirusi zhduket nga rrezet ultravjollcë brenda pak sekondave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

10:27 | 01/02/2026
ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

10:19 | 01/02/2026
ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

09:29 | 01/02/2026
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –

09:27 | 01/02/2026
vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani –

vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani –

09:19 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –
  • Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –
  • ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –
  • Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –
  • vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani –
  • Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –
  • Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com