Shqipëria, një shesh xhirimi për Hollywood – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, një shesh xhirimi për Hollywood

14:37 | 07/01/2018
në Gossip
0

Industria e filmit shqiptar po nis të lulëzojë dhe të konsiderohet plotësisht e tillë, në kushtet e formësimit të tregut, rritjes së prodhimit dhe skemave të ndryshme të financimit. Aktorët kryesorë tregojnë se projekti më i afërt është ai i “Tax shelter”, për të nxitur xhirimet e filmave më të mëdhenj botërore në vendin tonë, lëvizje e cila do të sillte përfitime në fushën ekonomike, turistike dhe sociale.

Të pasionuarve pas serialit të njohur “Games Of Thrones” nuk iu desh shumë për të zbuluar se bukuritë natyrore ku zhvillohen ngjarjet i përkasin Kroacisë. Në ato momente vërshuan turistët dhe nga ana tjetër, Kroacia u shndërrua në një pikë tërheqëse edhe për kineastë të tjerë, të cilët do të preferonin të shpenzonin aty buxhetin e planifikuar për filmin e tyre të radhës. Shqipëria nuk ka traditë në këtë skemë. Faji, sipas njohësve të fushës, gjendet te taksa aktuale që rëndon mbi prodhuesit e huaj.

Ilir Butka, kreu i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, tregon se, fillimisht u punua për rishikimin e ligjit, i cili nuk linte hapësirë juridike për financimin e produkteve me regjisor të huaj. Lindi kështu skema e “minority co-production”, që të nxiste bashkëpunime me shqiptarët e të huajt, falë edhe disponibilitetit të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Kulturës.

“Me ndryshimet e bëra në ligj, kjo skemë na afron me vendet europiane, sikurse e kishin implementuar edhe vendet e tjera të Ballkanit. Kjo ofron mundësi të mëdha për të qenë pjesë e projekteve të suksesshme botërore. Sa u përket vend-xhirimeve, ne po punojmë për implementimin e skemës së ‘tax credit’. Kur vijnë grupe të huaja për të xhiruar në vendin tonë, falë vendndodhjes së favorshme gjeografike, bukurive natyrore, kulturore etj., ata bëjnë shpenzimet e tyre, nuk marrin asnjë financim nga Shqipëria, por hezitojnë të vijnë për shkak të taksave. Të gjitha vendet e rajonit ndjekin një tjetër skemë, për të cilën edhe ne jemi në bisedime me Ministrinë e Financave për ta zbatuar”, tregoi Butka.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Si funksionon kjo skemë: Krijohet një “tax credit” ose “shelter”, të cilat rëndojnë 20 ose 30%, në varësi të shteteve. Më pas, verifikohet buxheti i shpenzuar për filmin, pasi të xhirohet dhe rikthehet taksa e paguar në momentin fillestar (pra 20 – 30% e buxhetit). “Ne synojmë që ta kthejmë mbrapsht këtë taksë që e kemi 30%, pra rikthim mbrapsht nga një taksë e paguar nga vetë ata, shteti shqiptar nuk paguan asgjë, veçse fiton. Nga pikëpamja ekonomike, këto projekte janë investime të mirëfillta financiare prej miliona eurosh (në total), të cilat investohen në Shqipëri.

Përfshirja e QKK në këto bashkëprodhime është vendimtare për thithjen e tyre, duke iu përgjigjur edhe politikave të qeverisë, për tërheqjen e investimeve të huaja në vendin tonë. Nga pikëpamja sociale përfitohet punësim, pasi në këto projekte janë përfshirë produksione shqiptare, gjithashtu, aktorët e stafit që kontribuojnë në film, në pjesën më të madhe, janë shqiptarë. Nuk mund të lëmë pa përmendur përfitimin e madh nga pikëpamja e promovimit të Shqipërisë, në fushën e artit, kulturës dhe turizmit”, përfundon Butka.

Kjo nismë do ta vendoste Shqipërinë në hartën e vendeve që ndjekin politikën e ekonomisë kreative. Nga të gjithë llojet e investimeve që mund të realizohen në një vend, ky do të ishte ndër më interesantët, pohon kreu i QKK, sepse zhvillohet në një kohë të shkurtër, kohëzgjatja mund të jetë rreth 25 ditë, ndërkohë koha e shfaqjes në rastin konkret të filmit, është e gjatë, ka më shumë avantazhe se sa një spot televiziv.

Nga ana tjetër, edhe kineasti Robert Budina tregon se zbritja e taksave për filma të huaj që vijnë të xhirohen në Shqipëri do të rriste punësimin në fushën e kinematografisë, do ta bënte Shqipërinë më të njohur për të huajt, do të nxiste turizmin. “Në projektet tona të mëparshme, kjo gjë ka ndodhur dhe rezultatet janë shumë konkrete, kemi punësuar profesionistë të fushës në projekte që shteti shqiptar nuk është investuar, si rasti i filmit ‘Burrnesha’, i cili ishte pjesëmarrës dy vjet më parë në Festivalin e Berlinit. Gjatë xhirimeve të filmit tim të fundit në Valbonë, më ka rastisur të takoj dy turistë gjermanë që kishin ardhur në Shqipëri, pasi kishin parë këtë film dhe ishin kureshtarë të njihnin nga afër traditat dhe gjeografinë shqiptare. Sado që kjo rastësi nuk mund të përbëjë një statistikë, nëse bashkëprodhimet e filmave do të ishin më të shpeshta, raste të tilla me siguri do të shtoheshin”, thotë Budina.

Treg i përbashkët rajonal

Andamion Murataj, drejtori i “Balkan Film Market”, tregon se nisma erdhi si nevojë ndër vite e vendosjes së urës së komunikimit dhe bashkëpunimit mes vendeve ballkanike dhe atyre europiane si Italia. “Në 4 vitet e fundit, QKK ka realizuar një nismë të mirë, mundësimi i autorëve shqiptarë të ndjekin tregjet botërore si Kana, Berlini etj.

Kjo i ka dhënë vizibilitet për të kuptuar se çfarë ndodh përreth nesh. Duke aksesuar këto tregje, ti ballafaqohesh me qendrat analoge në vendet e tjera, ndaj arritëm në konkluzionin që suksese ka kudo në Ballkan, por janë sporadike.

Tani ishte momenti më i përshtatshëm për ne, që të gjitha këto suksese të kanalizohen dhe menduam se gjëja më e mirë është që ta shndërrojmë Shqipërinë, për hir edhe të pozitës së saj të favorshme sociale dhe gjeografike, në një pikë takimi të kulturës së filmit perëndimor, me atë ballkanas. ‘Balkan Film Market’ mbledh bashkë kontributin e të gjithë qendrave kinematografike të Ballkanit, nismë që u përshkallëzua nga disa të tilla të mëparshme, si ‘Albascript’, Festivali i Venecias ku u diskutua Ballkani”, thotë Murataj. Ai shton se tregje të tilla ka kudo, mirëpo lidhen të gjitha me një festival.

“Ajo çfarë ne planifikuam ishte që ta bënim të shkëputur nga një festival dhe Market-i të ishte primar. Nga ana tjetër, ne reflektuam se Italia do të ishte partneri kryesor, për shkak të historisë dhe ngjashmërive, por ishte një sipërmarrje e vështirë që, nga njëra anë të kishim Italinë, ndërsa nga ana tjetër me vendet ballkanike. Suksesi i kësaj ndërthurje, ku ne bëhemi këmba qendrore e një ure, ishte ajo që do të dëshmonte nëse do t’ia arrinim ose jo. Fakti që pati interes, i tejkaloi pritshmëritë”,- thotë ai.

Vlera e mirëfilltë e marketit, sipas tij, është, jo vetëm të konkurrosh për financim, por edhe lidhja me një producent, gjë që shumëfishon mundësitë për fonde. Përzgjedhja në këtë market u bë sipas kriterit të suksesit në 5 vitet e fundit të tyre, në fushën ku operojnë. “Nuk patëm sasi të madhe, por cilësi. Menjëherë pas marketit, na erdhën ftesa për të qenë të pranishëm në shumë organizime të ngjashme”, thotë Murataj.

Vështirësitë e sektorit

Vështirësitë më të mëdha janë buxhetet e ulëta krahasuar me vendet e rajonit. Kështu pohon regjisori Robert Budina. “Për këtë arsye, ne kemi shumë pak teknikë profesionistë që punojnë në fushën e kinemasë krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Për rrjedhojë na bën më pak tërheqës për projektet e huaja të aplikuara në Shqipëri siç mund të ndodhë me vendet e tjera, Maqedoni, Serbi, Kroaci, për të mos shkuar më tej në Bullgari e Rumani ku të ardhurat që vijnë si rezultat i xhirimit të filmave të huaj me buxhete të mëdha, rrisin ndjeshëm punësimin dhe industrinë e kinemasë në këto vende.

Për shembull, në Rumani, ku aktualisht po përfundoj post-produksionin e filmit tim të ardhshëm, xhiro vjetore e industrisë audio-vizive është rreth 100 milionë euro. Një shtëpi prodhimi shqiptare e ka të pamundur të mbijetojë gjatë gjithë vitit vetëm duke u marrë me kinema. Kjo sigurisht, për rrjedhojë ul edhe cilësinë dhe aftësinë e shtëpisë së prodhimit për të qenë një partnere e denjë për bashkëprodhime ndërkombëtare, ku siç përmenda më sipër duhet një punë me cilësi të lartë për të siguruar financime ndërkombëtare”, tregon për “Monitor”, Budina.

Në anën tjetër të medaljes, argumenton ai, shtimi i buxhetit për kinema do të rriste në mënyrë automatike cilësinë e projekteve, do të punësonte më shumë profesionistë të fushës në këtë sektor, gjë që do të zgjeronte bashkëprodhimet me vendet e tjera. Ky hap do ta çonte filmin shqiptar në një stad më të lartë, do ta bënte atë më të pranishëm në festivale ndërkombëtare dhe pa diskutim që shumë shpejt do të vinin edhe sukseset, në festivalet më prestigjioze botërore si Kanë, Berlin, Venecia, Toronto etj. Shpesh rritja e buxheteve për kinematografinë për njerëzit që janë jashtë kësaj fushe perceptohet thjesht si disa financime për filma që nuk shkojnë asgjëkundi dhe nuk i sheh njeri.

Ndërkohë që është e vërtetuar tashmë që një film me standarde europiane duhet të gjejë patjetër bashkëprodhim me vende të tjera për t’u përfunduar, siç po ndodh aktualisht me filmin shqiptar. Një lek i investuar nga shteti shqiptar kthen mbrapsht gjashtë lekë të tjera që duhen për të përfunduar atë film, të cilat investohen nga bashkëprodhuesit europianë. Asnjë fushë tjetër prodhuese në Shqipëri nuk i sjell mbrapsht të ardhura të tilla shtetit shqiptar dhe për më tepër shpërndan kulturën shqiptare në të gjithë botën”, pohon regjisori.

Nga ana tjetër, prodhuesit dhe kineastët shqiptarë kanë përgjegjësinë që të rrisin nivelin e projekteve të tyre, për të arritur jo vetëm suksese artistike, por edhe financiare, tregon Budina.

Teknologjia dixhitale ka ulur kostot

Futja e teknologjisë dixhitale në lojë, e cila ka ulur kostot e prodhimit të filmave. Me teknologjinë e vjetër pelikulë, kostoja rritej artificialisht, që përfshinte koston e stokut të filmit, të kamerës, ndriçimit, laboratorit, stampimit së të gjithë procesit të prodhimit të filmit. Falë teknologjisë dixhitale, kostoja e realizimit të filmit vjen duke rënë ndjeshëm.

Skemat e financimit të filmave

QKK ka financuar thuajse gjysmën e projekteve që kanë ardhur, tregon kreu i Qendrës, Ilir Butka. “Kemi 35-40 filma në vit të financuar, një pjesë e tyre të shkurtër, dokumentarë dhe animacion, por për t’u përmendur është që kemi financuar rreth 12 filma të gjatë në vit”, pohon ai.

Butka shton se janë rritur ndjeshëm skemat e financimit, sidomos te filmi i pavarur, i cili realizohet me kosto shumë të ulët. “Ekziston një frymë sot në Shqipëri, te kineastët e rinj, për realizimin e filmave të tillë, me vetëfinancim duke qenë se zotërojnë mjetet kryesore të punës: kamera, montazhi, e kanë të mbyllur si cikël. Ne jemi përpjekur ta mbështesim këtë trend, duke e financuar me një shifër shumë modeste, e cila u jep mundësinë atyre ta përfundojnë projektin”, tregon Butka.

Nga ana tjetër, ai pohon se është rritur ndjeshëm mundësia e aplikimit nëpër fonde të ndryshme rajonale dhe europiane. “Shqipëria prej tre vitesh bën pjesë në ‘Creative Europe Programme’, me ‘Media Desk’, që jep mundësi të mëdha për aplikim, duke nisur nga faza e zhvillimit e projektit deri te shpërndarja. Trendi në rritje i përfitimit të këtyre fondeve lidhet me rritjen e aftësisë sonë për të aplikuar, sepse në këtë fazë ka vështirësi për shkak të mungesës së përvojës. ‘Media Desk’ në Shqipëri e ka lehtësuar këtë proces, me promovim dhe shpjegim. ‘Euroimage’ është një tjetër mundësi, financon vetëm bashkëprodhime. ‘Euroimage’, nga ana tjetër, veç fondeve, funksionon si një filtër që jep vlerësim kualitativ për filmin, na mundëson që të prezantohemi në kinematografinë botërore, nëpërmjet bashkëprodhimit”, përfundon kreu i QKK-së.

Ja pse Europa Lindore është tërheqëse për xhirimin e filmave

Stimuj për ulje taksash, vendndodhje gjeografike të gjithanshme dhe ekipe me përvojë – kurrë nuk ka pasur një kohë më të mirë për të xhiruar filma në Europën Lindore. Përvoja dhe lehtësitë për taksa i bëjnë këto shtete shumë tërheqëse për industrinë e filmit botëror.

 

http://www.monitor.al/shqiperia-nje-shesh-xhirimi-per-hollywood/

Etiketa: games of thronesHollywoodIlir ButkaSheshxhirimi

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Ndërron jetë astronauti që shkeli në Hënë, i pari që fluturoi 6 herë në Hapësirë

Ndërron jetë astronauti që shkeli në Hënë, i pari që fluturoi 6 herë në Hapësirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com