Shqipëria me numrin më të lartë të kërkesave në botë për azil në BE, lëmë pas sirianët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria me numrin më të lartë të kërkesave në botë për azil në BE, lëmë pas sirianët

12:36 | 20/06/2018
në Shqiperi
0

Shqiptarët, që jetojnë në një vend që aspiron të hyjë në Bashkimin Europian, duan të largohen nga shteti amë, më shumë sesa banorët e vendeve që janë në luftë, si Siria apo Iraku, në raport me popullsinë e tyre.

Monitor ka përpunuar të dhënat e Raportit vjetor të situatës së azilantëve, të publikuar nga Bashkimi Europian për kërkesat për azil nga e gjithë bota, në raport me popullsinë përkatëse për vitin 2017. Nga këto të dhëna, rezulton se Shqipëria vitin e kaluar renditej e shtata për numrin e azilkërkuesve në vlerë absolute, me 26,060 kërkesa për azil.  Por, shifrat janë më alarmante kur bëjmë krahasimin në raport me popullsinë e secilit vend. Sipas llogarive të Monitor për numrin e azilkërkuesve për herë të parë për 1000 banorë për secilin nga 20 shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute, Shqipëria renditet e para në botë, duke tejkaluar edhe azilkërkuesit që po ikin nga lufta dhe konfliktet, pr shkak të popullsisë relativisht të vogël që ajo ka, prej 2.87 milionë banorësh[1].

Për çdo 1000 banorë në Shqipëri, numri i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian ishte 9, duke kryesuar kështu top-listën. Të dytët renditen shtetasit nga Gambia, me 6.5 kërkesa për azil në çdo 1000 banorë, duke u pasuar sirianët, të cilët po i ikin njërit nga konflikteve më të përgjakshëm që ka njohur bota, me 5.9 kërkesa për 1000 banorë, të renditur të tretët.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Afganistani, i cili për sa i përket numrit të azilkërkuesve, së bashku me Irakun, përbëjnë tre shtetet kryesore të origjinës së azilkërkuesve, sipas llogarive për 1000 banorë, renditen përkatësisht në vendin e 7 dhe 8.

Në dhjetë vendet e para për numrin më të lartë për 1000 banorë kryesojnë kryesisht shtete nga lindja e mesme (ku ka konflikte) dhe Afrika.

Edhe pse numri i aplikimeve nga Shqipëria ka ardhur në rënie, përsëri renditemi ndër vendet me numër të lartë të tyre. Raporti vjetor mbi azilantët gjithashtu thekson se përqindjen më të ulët të pranimeve të këtyre kërkesave e kanë vendet nga Ballkani Perëndimor, si Shqipëria, Kosova dhe Serbia.

Edhe të dhënat për tremujorin e parë të 2018-s tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë. Rreth 3% e azil kërkuesve për herë të parë në BE ishin me origjinë nga Shqipëria, apo afërsisht 4000 aplikime.

Sipas Raportit vjetor të situatës së azilantëve, të publikuar nga Bashkimi Europian, Shqipëria renditet e shtata në botë për numrin e azilkërkuesve në Bashkimin Europian në vitin 2017, pas shteteve që i ikin luftës, si Siria, Iraku, Afganistani, Pakistani dhe Eritrea, me 26 mijë aplikime.

Që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytetarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, për të zbritur më pas në 33 mijë persona në 2016-n.

Burimi: Raporti vjetor i situatës së azilantëve, Banka Botërore për popullsinë,

Monitor për përllogaritjet për 1000 banorë.

 

Burimi: Raporti vjetor i situatës së azilantëve, Banka Botërore për popullsinë,

Monitor për përllogaritjet për 1000 banorë.

[1] Sqarim: Llogaritjet për 1000 banorë

Për të kthyer të dhënat në bazë të krahasueshme, tregues të caktuar siç është lindshmëria, vdekjet apo norma e kthimit përllogariten mbi bazë të popullsisë. Në rastin e aplikimeve për herë të parë për azil në vendet e Bashkimit Europian, shifrat janë raportuar në vlerë absolute. Monitor ka përllogaritur numrin e aplikimeve për herë të parë për çdo 1000 banorë, sipas popullsisë të secilit shtet, ku të dhënat për popullsinë janë marrë nga Banka Botërore.

http://www.monitor.al/shqiperia-numrin-te-larte-te-kerkesave-ne-bote-per-azil-ne-per-1000-banore-leme-pas-sirianet-dhe-afganet/

Etiketa: azilBEShqiperiasiriane

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Një udhëtim i rrallë…nuk shkojmë ne në Çamëri, vjen Çamëria te ne!

Një udhëtim i rrallë…nuk shkojmë ne në Çamëri, vjen Çamëria te ne!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com