“Shqipëria, Kolumbia e Europës”, Vasili: Rama, edhe nevrik si gjel edhe i urtë si pulë

Lexo edhe

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një shkrim të “The Indipendent”, ku Shqipëria etiketohej si Kolumbia e Europës.

Përmes një statusi në “Facebeook” Vasili thekson se është e pamohueshme merita e Edi Ramës, që sipas tij krijoi narko-shtetin.

“Edhe i inkriminuar edhe i dëshpëruar, edhe i kapur edhe hapur, edhe nevrik si gjel edhe i urte si pule ky është Kryeministri ynë.”, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT
“MERITA” E PAMOHUESHME E EDI RAMES: KRIJOI NARKO-SHTETIN.
Të vërtetat, që Mister-Pazarxhiu Edi Rama nuk i blen dot i bën publike botërisht sërish “The Indipendent”.
Gazeta e njohur Angleze “THE INDEPENDENT” 2 ditë më parë publikoi artikullin:
“Si Shqipëria u bë Kolumbia e Europës”.
Në shkrim citohet edhe një diplomat perëndimor ajo që thotë ai është shumë e fortë.
“Është Kolumbia e Europës.
Është prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë.
Është një NARKO-SHTET.
Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”.

Ai tha se kapet vetëm 5 përqind.”
Këto janë të vërtetat që nuk fshihen dhe që nuk blihen dot nga Edi Rama.
Edi Rama ka: vetëm një ” meritë”,
ka bërë vetëm një “punë të sukseshme”,
ka përmbushur vetëm një “mision”:
Krijoi Narko-Qeverine, që krijoi më pas NARKO- SHTETIN!
Edhe një pyetje për ta mbyllur.
Kur do ti padisë Edi Rama këto dhjetra Televizione e Gazeta anë e mbanë globit, që e kanë demaskuar e poshtëruar Edi Ramën?
Kur do të padise Bild,VOA,ZDF,ARD,RAI,France 24,EThe Indipendent,The Economist,Newsweek, Asociated Press, ANSA etj etjj etj?
Jepi Edi Rama padite gjithë botën.He de jepi.Edhe i inkriminuar edhe i dëshpëruar,edhe i kapur edhe hapur,edhe nevrik si gjel edhe i urtë si pule ky është Kryeministri ynë.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *