Shqipëria, e treta në Evropë për vrasjet në raport me popullsinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, e treta në Evropë për vrasjet në raport me popullsinë

09:05 | 03/09/2020
në Kryesore
0

Shqipëria renditet e treta në Evropë për nivelin më të lartë të viktimave nga vrasjet në raport me popullsinë, pas Letonisë dhe Lituanisë, sipas të dhënave të Eurostat dhe INSTAT, që i referohen vitit 2017.

Në 2017-n, sipas INSTAT, në vend kishte gjithsej 68 viktima nga vrasjet, nga të cilët 56 ishin meshkuj dhe 12 ishin femra. Në raport me popullsinë e atij viti, të publikuar nga INSTAT, llogariten 2.36 vrasje për 100 mijë banorë.

Eurostat raporton se në vitin 2017, midis Shteteve Anëtare të BE-së, Letonia regjistroi nivelin më të lartë të vdekjeve në lidhje me sulmet me 3.75 vdekje për 100 000 banorë. Një shtet tjetër anëtar i Baltikut, Lituania e kishte këtë tregues 2.82 vdekje të lidhura me sulme për 100 000 banorë, duke u renditur e dyta.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Pas Shqipërisë, vijnë Malta dhe Rumania përkatësisht me 1.6 dhe 1.5 vdekje për 100 000 banorë.

Nga vendet e rajonit, në Serbi ka 1.3 sulme me pasojë vdekjen, në raport me popullsinë. Në Turqi, ky tregues është 1.7.

Mesatarja e Bashkimit Evropian është 0.7 viktima nga vrasjet për 100 mijë banorë.

Në skajin e kundërt të shkallës, Luksemburgu regjistroi shkallën më të ulët të vdekjeve për shkak të sulmeve (0.2), pasuar nga Gjermania dhe Irlanda (të dyja 0.4), Franca (të dhëna të 2016), Italia dhe Sllovakia (tre të fundit regjistruan secila një normë prej 0.5).

Sipas Eurostat, në vitin 2016, gjithsej 3,124 njerëz vdiqën si rezultat i një sulmi në Bashkimin Evropian (BE). Kjo shifër ishte 312 më pak se një vit më parë dhe 901 më pak se në vitin 2011. Shumica e viktimave ishin burra (65%).

Shkalla e vdekjes nga sulmet qëndroi në 0.7 për 100 000 banorë në 2016 dhe ka qenë në një rënie të qëndrueshme që nga viti 2011 (kur ishte në 0.9 vdekje për 100 000 banorë).

Në Shqipëri, numri më i lartë i viktimave nga vrasjet në 5 vitet e fundit është shënuar në 2016-n, me 99 humbje jete, duke zbritur në 68 përkatësisht në 2017 dhe 2018-n.

Në vitin 2019 kishte gjithsej 75 viktima nga vrasjet, nga të cilat 13 (ose 17%) ishin femra. Në raport me popullsinë, viktimat nga vrasjet për 100 mijë banorë u rritën në 2.62, nga 2.36 në 2017-n.

Në 2019-n ka rënë ndjeshëm numri i të dëmtuarve për veprën penale të vrasjes në tentativë, në 93, nga 150 vitin e mëparshëm./Monitor

Etiketa: instatrenditet e treta në EvropëShqiperiavrasjet në raport me popullsinë

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Basha plas bombën: Edi Rama me propozoi ti kryeministër, unë president, vetëm të heqim koalicionet

“Shqipëria ndër tre vendet e fundit në Europë për të bërë biznes”, Basha: Qeveria ka dështuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com