Shqipëri-Greqi, steka duhet të shkojë në vend – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri-Greqi, steka duhet të shkojë në vend

11:37 | 15/11/2017
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Takimi mes dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë ka prodhuar më shumë lajme para zhvillimit të tij sesa pas fundit. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ka pasur fillimisht një lajm të thatë, kurse në faqen zyrtare të qeverisë greke lajmi ka qenë më i zhvilluar, kuptohet prej arsyes sepse ishte vendi mikpritës.

Në shtjellën e lajmit grek përveç aspekteve pasqyruese të takimit ka pasur nota glorifikuese të historisë së madhe helene. Që historia e Greqisë është e madhe dhe e ndritur kjo nuk ka shumë për të diskutuar, por është pak e tepruar nga mikpritësi grek për ta përmendur. Në fushën protokollare duket pas edhe si qesëndi ndaj fqinjit verior, të cilin në shekuj e kanë akuzuar për origjinën.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Lajmi i mirë është se përfaqësuesit shqiptarë kanë shkuar të përgatitur dhe janë paraqitur me dinjitet, duke konfirmuar përgatitjen për atë nivel marrëdhënie që është mes dy vendeve tona. Grekët janë shprehur se janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE, një element që duhet thënë se ia vlen të vlerësohet pas deklarimeve të zyrtarëve të ndryshëm grekë në muajt e fundit për mos përmbushjen e kushteve prej vendit tonë.

Është e sigurt se Shqipëria ka shkuar me një dosje të plotë të problematikës së marrëdhënieve. Për detaje nuk është marrë vesh. Me sa duket ato do të prodhohen nga ato që do shpërndajnë në të ardhmen burimet afër kancelarive diplomatike. Palët kanë pranuar dialogun për problemet e mbartura, por nuk ka pasur asnjë përgjigje të vërtetë për Ligjin e Luftës, që pret si zakonisht të ardhmen, ashtu si zgjidhjen e mosmarrëveshjes që lidhet me kufirin detar. Nga ana tjetër, ajo që lidhet me Çamët është utopike të përmendet dhe duket se të dy palët mund të flasin për gjithçka, por vetëm realisht për zgjidhjen e kësaj plage jo.

Ndërkohë në Shqipëri, pa ardhur mesazhet teknike, të takimeve dhe ajo që do të diskutohet në të ardhmen në Tiranë, kanë vijuar akuzat. Për fat të keq, në raste të tilla, zakonisht faktori politik bashkohet sepse në thelb është interesi i vendit. Por, nuk ndodh një gjë e tillë në Shqipëri. Opozita vazhdimisht kundërshton, kurdoherë e për çdo gjë. Zakonisht njerëzit që e fusin veten tek anti-grekët kur përmendin argumente kundër Athinës zyrtare, përcjellin fjalët e Virgjilit te Eneiada, “Timeo Danaos et dona ferentes” që fjalë për fjalë do të thotë: “I kam frikë Danajt (Grekët) edhe kur dhurojnë”. Fjalët që i vishen priftit trojan Laakontit mbase janë të tepërta në këtë kohë, porse pas vlerësimit për këtë proces, duhet parë se ku do të shkojë realisht niveli i marrëdhënieve tona, duke kapërcyer atë ngërç që është i salduar në vitet e fundit.

Dhe, e ardhmja e kësaj marrëdhënie të mirë që pritet të zërë vendin e duhur, ka nevojë për një dhuratë miqësie. Por, jo si ajo që i frikësohej Lakoonti, por një të tillë që të ketë peshë: mbase si ajo që lidhet me Ligjin e Luftës. Ata që nuk e duan këtë marrëdhënie në Greqi e Shqipëri është mirë të heshtin për të pritur, atë që kemi nevojë të gjithë: Mirëkuptimin dhe zgjidhjen e shumë problemeve të mbetura pezull.

Shqiptarët e kanë hedhur një hap, kurse zyrtarët grekë kanë në dorë të tregojnë se e respektojnë realisht fqinjin verior, duke e konsideruar si të barabartë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Tashmë steka është ngritur, por ajo ka nevojë realisht të fiksohet aty ku i takon fqinjëve të vërtetë evropianë. /Javanews/

Etiketa: Ben AndoniGreqiShqiperisteka

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Momenti kur nisin lëkundjet e para të tërmetit të fuqishëm në Iran e Irak (film)

Momenti kur nisin lëkundjet e para të tërmetit të fuqishëm në Iran e Irak (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com