Shpresa e fundit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpresa e fundit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave

22:28 | 22/06/2022
në Shqiperi
0

Maqedonia e Veriut është shumë pranë vendimit të shumëpritur për filllimin e bisedimeve të antarësimit me BE-në. Nga 27 vende anëtare të Bashkimit Europian, deri tani kishte mbështetjen e 26 shteteve anëtare, por jo të Bullgarisë, e cila e ka mbajtur pezull për shkak të çështjeve bilaterale me Maqedoninë e Veriut. Por së fundmi në Bullgari është arritur një kompromis mbi propozimin francez për bisedimet mes Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Ky vendim tashmë pritet të votohet në parlamentin bullgar mbrëmjen e së mërkurës.

Për ta dëgjuar lajmin e shumëpritur për Ballkanin, tre liderët e Ballkanit Perëndimor Perëndimor, kryeministri i MV Dimitar Kovaçevski, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbis Aleksandar Vuçiq  kanë konfirmuar prezencën e tyre në samit. Kryeministri Kovaçevski para nisjes për në Bruksel deklaroi, se derisa nuk sigurohet progres i procesit do të cënohet besueshmëria e BE-së dhe Ballkanit.

“Morëm vendim që edhe njëherë të dëshmojmë që Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë të ardhme evropiane. Vendosëm se duhet para vendeve mike, që janë të përkushtuara për përparimin e rajonit në planin ekonomik dhe politik dhe që angazhohen për procesin e shpejtë të integrimit europian, t’i përsërisim përpjekjet tona për rrugëtimin evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Kovaçevski.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Një ditë më parë udhëheqësit e tre vendeve ballkanike, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, vunë në dyshim praninë e tyre në takimin e nesërm me drejtuesit e vendeve të Bashkimit Europian në shenjë zhgënjimi ndaj zvarritjes së procesit të integrimit. Tirana dhe Shkupi po presin prej kohësh nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim, të bllokuara nga vetoja e Bullgarisë, për shkak të disa pretendimeve të saj ndaj Shkupit.

Sinjalet e shpresës që u ndezën pas deklaratës së ish kryeministrit Borissov, u pritën me tone të përmbajtura nga kryeministri shqiptar Edi Rama. “Është shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka marrë peng dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës”, shkroi zoti Rama në Tëitter, duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen nesër në takimin në Bruksel. Një takim në të cilin ai thotë se “nuk do të ketë shumë për të dëgjuar rreth nesh, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne e mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për marrjen tonë peng nga Bullgaria që shkatërron atë”.

Zbardhen detajet e propozimit të Francës

Mësohen detajet e katër kërkesave kryesore bullgare për thirrjen e Konferencës së parë ndërqeveritare midis Brukselit dhe Shkupit. Së pari është theksuar kërkesa për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. “Qeveria e Maqedonisë së Veriut merr përsipër që para Konferencës së Parë Ndërqeveritare të përfundojë procedurat e duhura dhe t’i përfshijë në Kushtetutën e saj qytetarët e saj, të cilët jetojnë në territorin e vendit dhe janë pjesë e popullsisë bullgare”.

Në lidhje me gjuhën e urrejtjes, të dyja palët do të angazhohen për masa kundër propagandës që i dëmton marrëdhëniet dypalëshe. “Palët e konfirmojnë angazhimin e tyre për të ndërmarrë veprime kundër gjuhës së urrejtjes dhe të bëjnë identifikimin e përbashkët të rasteve të tilla në mbishkrimet e godinave dhe monumenteve publike, tekstet shkollore dhe programet mësimore, si dhe në media ”.

Kërkesa e tretë ka të bëjë me Komisionin e Përbashkët për Çështjet Historike, ndërsa kërkesa e katërt ka të bëjë me viktimat e regjimit komunist dhe Protokolli e detyron Qeverinë e Maqedonisë që të kërkojë falje për represionet e bëra, siç thuhet, regjimi komunist jugosllav ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare.

VMRO-DPMNE: Propozimi i Francës është i papranueshëm

As protokolli bullgaro-maqedonas dhe as propozimi francez nuk janë shpalosur në Kuvend, pretendon kryetari i Komisionit për politikë të jashtme nga rradhët e VMRO-DPMNE-së  Antonio Milloshoski. Sipas tij, dy dokumentet i posedojnë kryeministri dhe ministri i Jashtëm, por i mbajnë të fshehur nga deputetët dhe opinioni.

“Deri tani, kryeministri Kovaçevski dhe ministri i Jashtëm, Osmani nuk i kanë dorëzuar në Kuvend as Protokollin bullgaro-maqedonas dhe as propozimin francez mbi kornizën negociuese edhe pse kemi informacione të besueshme që të dy i posedojnë këto dokumente dhe kanë marrë pjesë në përpilimin e tyre bashkarisht me qeverinë bullgare. Kjo jotransparencë e Qeverisë ndaj Kuvendit bie në kundërshtim me parimin e llogaridhënies”, ka deklaruar Antonio Milloshoski.

VMRO kërkon zgjedhje që populli të vendosë nëse bëhet fjalë për vendimin e duhur. “Propozimi për vënien e kërkesave bullgare në suaza të negociatave me BE-në është miratuar nga Kovaçevski dhe Osmani. VMRO-DPMNE nuk kalkulon me interesat nacionale maqedonase siç bën LSDM. VMRO-DPMNE e refuzon propozimin nga Parisi dhe vlerëson se ai çon drejt asimilimit të maqedonasve dhe bullgarizim të shtetit”, tha Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE.

 

Etiketa: hapjaMaqedonia veriutnegociatatShpresaShqiperia

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rrëfehet Monika Lubonja: Vajzës sime i kam prezantuar dhe partnerët, ja si ka reaguar ajo

Rrëfehet Monika Lubonja: Vajzës sime i kam prezantuar dhe partnerët, ja si ka reaguar ajo

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

18:45 | 24/12/2025
Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

18:27 | 24/12/2025
Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

18:15 | 24/12/2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

17:59 | 24/12/2025
Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

17:47 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –
  • Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –
  • SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –
  • Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –
  • Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com