“Shpresa duket si një tunel i pafundëm”, Prençi: Me dhjetra qytetarë ne Vlorë kanë fatin e Jani Prengës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shpresa duket si një tunel i pafundëm”, Prençi: Me dhjetra qytetarë ne Vlorë kanë fatin e Jani Prengës

16:55 | 13/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

Shemsi Prençi, ish-shefi i Ememrgjencave Civile, gjatë një interviste të dhënë ka folur në lidhje me aktualitetin në vend.
Prençi e ka nisur bisedën me çështjen e menaxhimit të situatës pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit ndërsa nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë për mënyrën se si ka vepruar.
Prençi ka folur gjithashtu edhe për Operacionin Forca e Ligjit (OFL) për ndërmarrjen e të cilit janë bërë shkelje ligjore dhe kushtetuese.
“Qeveria nuk mund të shpall gjendjen e emrgjencës më shumë se 30 ditë pastaj është Parlamenti që mund ta shtyjë deri në 90 ditë. Dje prisja shumë nga takimi i 4 i Komitetit për Rindërtim. Do të thotë shumë pak për një qeveri, gati 3 muaj, në fazën e rehabilitimit nuk e ka ndarë në faza që janë afat-kshkurtër, afat-mesëm dhe afat-gjatë. Koha na ka favorizuar por kjo nuk do të thotë se mund të vijojë kështu. Të dhënat parashikojnë se mund të ketë një dimër të zgjatur dhe problem janë ata që jetojnë në tenda dhe në çadra. Nuk dëgjova ndonjë vendnmarrje në mblëdhjen e 4 për të ofruar një zgjidhje veçse i kemi projektet gati, presim donatorët. Një qeveri e një shteti mbi 100 vjeçar nuk duhet të presë gjithmonë nga të tjerët. I ka pasur mundësitë dhe paratë bashkë me OJF-të që një sasi të caktuar që mund të ishte edhe 3-4% e gjithë shumës që e kishte deklaruar që më parë, 1 miliardë euro. Ato pesë lekë që ke ti menaxhosh në interes të njerëzve në nevojë kryesisht në zonat rurale. Vetë qeveria deklaroi se do të prishen mbi 100 pallate dhe 1500 shtëpi private. Përsëri nuk është bërë asgjë për të siguruar një kontenier apo çadër dimërore”, tha Prençi.
A duhet të mbajmë ende këtë situatë të jashtëzakonshme?
Prençi: Qeveria shqiptare duhet të kishte miratuar akte normative sa i përket emergjencës që u ndodh qeveria, ndërkohë nxitoi dhe miratoi një akt në luftën kundër kriminalitetit. Fakti që ligji u miratua me ngut dhe u krijua një strukturë në kundërshtim me kushtetutën. Nuk kemi pasur emergjencë në luftën kundër krimit, kishim një emergjencë për fatkeqësinë natyrore. Askush nuk i ka penguar strukturat kundër krimit që ta luftojnë krimin, përkundrazi ka pasur periudha që struktura të Policisë, prokurorisë dhe Gjykatës për ta ndëshkuar krimin. Një pjesë prej tyre janë dënuar përjetë, ndërsa një pjesë tjetër fatkeqësisht u liruan dhe po lirohen, killera që kanë marrë jetën e shumë qytetarëve dhe efektivëve të policisë. Uniforma e efektivëvë të policisë konkretisht të OFL është e përcaktuar në ligj dhe vendimet e qeverisë, këto janë sajesa të ministrisë së Brendshme, por nuk është miratuar kjo OFL. Nuk mund të themi se forcat RENEA apo FNSH i ka penguar ligji anti-mafia për të përmbushur detyrën. Në gjithë kohën që kur janë krijuar e kanë përmbushur misionin dhe detyrën dhe kanë luftuar më së miri kriminalitetin dhe nuk janë zbrapsur. Jemi të vetëdijshëmm se asnjë person me rrezikshmëri të lartë nuk kanë mundur të përballen me RENEA-an pasi kanë përfunduar në burg. Gjykatat e korruptuara i kanë dhuruar lirinë grupeve kriminale.
Pse pikërisht tani ky aksion dhe janë vendosur disa afate të tilla?
Prençi: Si ish-drejtues i policisë vendore do duhej të isha optimist dhe ta vlerësoja këtë masë të qeverisë. Por shikoj mbivendosje kompetencash me Prokurorinë, SPAK dhe BKH. Fakti që po zhvillohet në kundërshtim me Kushtetutën, e konsideroj si një përplasje me organet e drejtësië. E shikoj si një atentat që po i bëhet Kushtetutës, pa iu referuar GJK. Në krahun tjetër në aspektin publik, shumë njerëz thonë se kjo qeveri nuk është e zonja për të përmbushur misionin dhe detyrimin për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti, dhe ka krijuar diçka për të larguar vëmendjen, në luftën ndaj disa personave që ka bërë fushatë me ta, kanë marrë tendera, janë pajisur me leje ndërtimi, për disa prej tyre ka procedime penale, disa janë në gjykim. Në kundërshtim me GJK e përcepton këtë strukturë të policisë me kompetenca anti-kushtetuese për të kryer hetime për këta persona që janë nën hetim nga gjykatat e Shqipërisë.
Përmes operacioneve të OFL ka pasur edhe konfiskime të pasurisë, që më parë kanë qenë të sekuestruara, si erdhëm tek kjo pikë?
Prençi: E ka të pamundur Policia e Shtetit pavarësisht si do ta quajmë. Problemi qëndron se sa serioze dhe kushtetuese është. Çdo subjekt i veprës penale do të ballafaqohet me ligjet e vendit. Sa kompetenca do të kenë SPAK, BKH për t’u marrë me këto dosje. Ka zëra se mund të ketë sekuestrim të pasurisë për të fituar lirinë. Ne e dimë se me dhjetra qytetarë ne Vlorë kanë fatin e Jani Prengës për të cilët askush nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur. Që nga trafiqet që kanë ndodhur në këtë qytet, qoftë njerëzore, narkotike. Bota e krimit atje ka kryer veprat më mostruoze. Kryeministri që është edhe deputet atje, ende nuk iu ka kthyer drejtësiën. Me dhjetra familjarë trokasin në dyert e drejtësisë çdo ditë. Nuk është serioze dhe premtuese nëse do të rendim pas sekuestros së një shtëpie apo 300 metra tokë, ku do të jetë fati i mijërave kilometrave në bregdet. Pastaj sekuestro e një shtëpie private në Shkodër do të jetë një njoftim qesharak në raport me mijëra kilometra tokë në bregdet, një nga kollonat bazë të ekonomisë shqiptare. Shpresa duket si një tunel i pafund sepse ende nuk kemi parë vendim të formës së prerë për kapitalet e botës së krimit dhe e vendosur përmes krimit.

Etiketa: ish-shefi i Ememrgjencave CivileOFLShemsi PrençiTërmeti tragjik

Të Lidhura

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

nga 27
18:01 | 18/12/2025
0

Administrata e Donald Trump ka miratuar shitjen e armëve me vlerë 11 miliardë dollarë për Tajvanin. Kjo paketë, e cila...

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

nga 27
17:59 | 18/12/2025
0

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, konfirmoi gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, se heqja e masave shtrënguese ndaj Kosovës,...

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

nga 27
17:45 | 18/12/2025
0

Fermerët dhe blegtorët grekë kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndrimin në rrugë dhe do të përshkallëzojnë mobilizimet e tyre,...

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

nga 27
17:43 | 18/12/2025
0

“Z. Kryeministrja Belinda Balluku duhet të arrestohet për shkak se situata penale I është rënduar, është e dyshuar se manipuloi...

Para
Zhdukja e Jan Prengës/ Trafikanti Dritan Rexhepi telefon vëllezërit e viktimës: Më prenë në besë (film)

Deklarata e plotë e vëllait të Jan Prengës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

18:01 | 18/12/2025
Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

17:59 | 18/12/2025
Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

17:45 | 18/12/2025
Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

17:43 | 18/12/2025
Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –

Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –

17:33 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –
  • Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –
  • Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –
  • Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –
  • Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –
  • BE bie dakord për listën e vendeve të sigurta për të përshpejtuar deportimet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –
  • Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com