Shpërthen Pjerin Ndreu: Administrata e mbushur me servilë, spiunë e hajdutë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthen Pjerin Ndreu: Administrata e mbushur me servilë, spiunë e hajdutë

09:52 | 02/03/2016
në Uncategorized
0

Mediat zbardhin debatet e djeshme ne Komisionin Parlamentar të Sigurisë

Deputeti socialist Pjerin Ndreu, ka thënë gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Sigurisë, se administrata shtetërore është e mbushur plot me servilë, spiunë, dezinformatorë dhe me hajdutë. Gjatë diskutimit të projektligjit për “mbrojtjen e sinjalizuesve”, deputet i Partisë Socialiste tha dje se servilët dhe spiunët janë të parët e vendit. Ai shtoi se edhe kur ndërrohet një drejtor apo një ministër, ndryshon stafin e vjetër dhe merr njerëzit e afërt, ndaj, sipas tij, ligji për sinjalizimin e korrupsionit nuk do të funksionojë.

Debatet janë zbardhur nga gazeta Panorama.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pjerin Ndreu: Duhet të mbyllen hapësirat për njerëzit që dezinformojnë, mbajnë vendin e punës me spiunllëqe, mbajnë vendin e punës me dezinformacione, me intriga. Sepse intrigantët, dezinformuesit, spiunët, servilët janë të parët e vendit në Shqipëri. Pastaj vijnë të tjerët. Kjo është e konfirmuar. Shteti shqiptar është shteti i servilëve, dezinformuesve, i hajdutëve që kanë marrë frenat dhe kanë nxjerrë tym dhe nuk lënë kënd pa bërë me baltë dhe vetë dalin të larë dhe s’bëjnë asgjë.

Spartak Braho: Jo aq në mënyrë absolute zoti Ndreu. Shteti shqiptar të jetë kështu? Kot që rrimë dhe ne këtu! Pjerin Ndreu: Unë nuk e thashë në mënyrë absolute, por thashë që në shumicën e rasteve këta njerëz janë të parët e vendit. Në qoftë se nuk i pëlqen ndonjërit, por kjo është realitet.

Spartak Braho: Dezinformuesit do të vazhdojnë punën edhe me ketë ligj.

Pjerin Ndreu: Po ta konfirmoj edhe një herë, në shtetin shqiptar të parët më të përkrahurit janë servilët, spiunët, dezinformuesit dhe njerëzit që janë pa karakter…

Spartak Braho: Një çik emocionale është…

Pjerin Ndreu: Ta konfirmova dhe një herë.

Spartak Braho: Dakord, mbyllet mbledhja. Po ça ke thënë mo burrë?

Pjerin Ndreu: Po desha ta them këtë gjë. Ashtu është… Ti e di më mirë se unë që ashtu është.

Spartak Braho: E di, po nuk thuhet ajo..

Erisa Proko, (Ministria e Pushtetit Vendor): Disa raste të suksesshme të sinjalizuesve, në janar të 2014, Bosnje Hercegovina miratoi ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit dhe ligji ka mbrojtur me suksese zonjën Vishnja Mariloviç, ishllogaritare e një prej institucioneve publike në Hercegovinë dhe ajo zbuloi dhe dënoi korrupsionin e eprorit. Vishnja Mariloviç është një person, një sinjalizues i mbrojtur. Spartak Braho: Këtu s’të mbron njeri, këtu të vrasin…

Paulin Sterkaj: Njerëzit që sinjalizojnë, janë njerëzit që kërkojnë të përfitojnë hap pas hapi në punën e tyre. Detyrën e tyre nuk e kanë kryer dhe janë marrë me shokun. A mendoni se ky ligj mund të kthehet në një problem real ndaj grupimeve të ndryshme në sektorëve të ndryshme. Unë e shikoj me shumë merak këtë pjesë. Njerëz që shqetësohen për thyerjen e ligjit ka plot në Shqipëri dhe këta nuk kanë munguar asnjëherë. Unë me bindjen time si deputet mendoj se nuk ka për të funksionuar si ligj në kohën e duhur në momentin e duhur. Apo është një ligj që duhet plotësuar për të pasur legjislacionin e BE.

Idlir Peçi (zv.ministër i Drejtësisë): Po është një nga ligjet që do të na ndihmojë ne për anëtarësimin në BE. Është një nga ligjet që është raportuar në BE dhe KE, dhe është futur në ato masat dhe planet e veprimit që ka hartuar qeveria për procesin e integrimit. Por nuk është vetëm përqasje formale, s’po bëjmë ligj sa për të kaluar radhën…

Etiketa: administrata me hajdutekomisioni sigurisePjerin Ndreu

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
FMN: Qeveria krijoi 1.1 miliard lekë borxhe të reja

FMN: Qeveria krijoi 1.1 miliard lekë borxhe të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com