Një 46-vjeçar nga Tirana ka rënë në pranga e policisë pasi është kapur duke shpërndarë kokainë në Tiranë. Nga veprimet hetimore është bërë e mundur edhe sekuestrimi i një sasie kokainë, një peshoreje elektronike dhe një aparati celular.
Gjatë operacionit ka rezultuar se pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kokainë, 46-vjeçari e shiste më pas atë, në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Unazës së Re. Gjithashtu mësohet se A.B kishte masën e sigurisë ‘’Arrest shtëpie’’ por pavarësisht kësaj nuk e kishte ndërprerë aktivitetin e tij kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme