• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shoqëristët që mërdhijnë

07:41 | 14/03/2016
në Këndonjësit, Kryesore
0

Nga Enkel Demi

Si gjithë qeveritarët e këtij vendi, Edi Rama nuk i shpëton dot tundimit për ta mikluar arrogancën me thënie të kripura, që çunat e Tiranës i thonë “të forta”, ndërsa latinët “batuta”. Në intervistën e fundit pamë një kryeministër nervoz që u kërlesh me Fevziun, thua se gazetari ishte votuar për të përfaqësuar opozitën dhe atë e kishte zgjedhur populli për të bërë gërrnjarin në studio. Në mes shumë “të fortave”, hakërrimeve, akuzave, gjuhës së trupit, Edi Rama gjeti pak dekika për ta futur shoqërinë civile në arkëmort.

Lexo edhe

E rëndë/ U rrëzua nga bordura e Kuzum Baba-së, vdes në vend 40- vjeçari

E rëndë/ Humb jetën i mituri në Vaun e Dejës, ra në kontakt me energjinë elektrike

“Gërdeci” në duart e SPAK, cilët janë gjyqtarët që rihapën dosjen “përvëluese” për Berishën

Me thënë të drejtën mendova që fill pas kësaj shpallje vdekje, shoqëristët civilë do të shkonin dhe do i zinin derën me protesta kryeministrit qysh në Klan, por atë natë binte shi i madh dhe frynte erë, kështu që demonstruesit do e kenë lënë këtë punë për më vonë. Kanë dëgjuar si ninullë “Bandiera rossa” dhe ia kanë këputur gjumit. Tek e fundit, ditë e re, nafakë e re. Të gdhinte e nesërmja, shpresova, dhe ka për ta parë ky arrogant që lëshon “të forta”! Edhe të nesërmen ishte mot i lig, madje edhe të shtunën e këndit të lojërave të liqenit. Pikërisht të shtunën dikush e pyeti kryetarin e Bashkisë a pati protesta tek liqeni dhe ai i tha serbes se ka patur shi, ndaj ka vetëm punime për këndin e lojërave, se protestuesit nuk duan të lagen. E premtja dhe e shtuna pastaj shkuan me Zylien që dha emrin e Xhevries, me Salianjin që nxitoi në Mazrek. Me një fjalë e vetmja shoqëriste civile që prodhoi fundjava ishte ajo zonja e moshuar nga katundet e Tiranës që shet labot tek dera e shkallës së pallatit.

Të djelën, moti ishte pak më bujar. Çoku dilte ndonjë arnë diell, ndaj shoqëristët u ngjeshën dhe u mbathën e i lëshuan kryeministrit një copë gur në derë. “Është guri i vorrit i Rilindjes”, thanë ata.

sh civ foto

Këtë vaki në fakt e kanë bërë shumë të tjerë më parë, tani mund të ishin të dyzetat apo gjashtë muajt a viti, por meqë kryeministri tha për ta ca “të forta” dhe ata u munduan ta sfidojnë kryerilindasin me “të forta”. Problemi është se doli një fije plagjaturë. Morti ishte shpallur që të enjten dhe të djelën robi nuk ka pse grindet për kufomën.

Protesta, demonstrata, them se përfaqëson nivelin e zhvillimit të një shoqërie. Kur ajo jepet me zemër e shpirt pas një çështje, nuk ka si stepet, se bën kohë e mirë a e keqe. Ata qytetarë që dolën në shesh në Budapest në -10 gradë me logjikën e shoqëristëve tanë duhet të bënin protestë pas dritareve të odave, se jashtë ishte acar. Braktisja në këtë mënyrë e meidanit rrëfen mungesën e kauzës, vullnetit, dëshirës dhe pa dyshim një shoqëri ende të rëndomtë që merr flakë si kashta. Histerikë për ca ditë, grindavecë me sho-shoqin për ca të tjera dhe gjumashë për çka tepron gjatë vitit.

Ndaj, në 1 qershor Erjoni i pret t’i tundë tek lisharset e reja tek liqeni.

Etiketa: arkëmortiBandiera rossaEnkel DemigërrnjarmërdhijnëninullaplagjaturëserbesShoqëristëttë forta

Të Lidhura

E rëndë/ U rrëzua nga bordura e Kuzum Baba-së, vdes në vend 40- vjeçari

E rëndë/ U rrëzua nga bordura e Kuzum Baba-së, vdes në vend 40- vjeçari

nga 27-shi
17:36 | 16/08/2022
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se një 40-...

E rëndë/ Gruaja pi detergjent, ndërron jetë në spital

E rëndë/ Humb jetën i mituri në Vaun e Dejës, ra në kontakt me energjinë elektrike

nga 27-shi
17:15 | 16/08/2022
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Vaun e Dejës. Burime nga policia bëjnë me dije se...

“Gërdeci” në duart e SPAK, cilët janë gjyqtarët që rihapën dosjen “përvëluese” për Berishën

“Gërdeci” në duart e SPAK, cilët janë gjyqtarët që rihapën dosjen “përvëluese” për Berishën

nga 27
16:29 | 16/08/2022
0

“Ping-pong”-u me dosjen e Gërdecit, që nga mbyllja në vitin 2009 dhe më pas rihapja në shkurt të vitit 2021...

“Jam shefe në doganë”/ E reja i zhvat para pronares së butikut, “avullon” kur shkon të tërheqë “Rolex”-at

“Jam shefe në doganë”/ E reja i zhvat para pronares së butikut, “avullon” kur shkon të tërheqë “Rolex”-at

nga 27
15:47 | 16/08/2022
0

“Punoj në doganë”  është një frazë që në Shqipëri ndonjëherë ka efektin e çelësit magjik. Me të mund të fitosh...

Para
Erdogan pas shpërthimit: Sulmi kërcënon integritetin e Turqisë

Erdogan pas shpërthimit: Sulmi kërcënon integritetin e Turqisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandal/ Televizioni serb i ndalon fjalën nënës pasi kritikoi Vuçiçin për vdekjen e vajzës

Skandal/ Televizioni serb i ndalon fjalën nënës pasi kritikoi Vuçiçin për vdekjen e vajzës

19:06 | 16/08/2022
Vizita në Kosovë, banket në nder të presidentit Begaj, ja kush e shoqëron

Vizita në Kosovë, banket në nder të presidentit Begaj, ja kush e shoqëron

18:59 | 16/08/2022
Zgjedhjet në Malin e Zi/ Abazoviç shpall fitoren në Ulqin, me brohoritje në rrugët e qytetit (Video)

Mocioni i mosbesimit/ Abazoviç: Janë të mirëpritur të gjithë ata që duan që vendi të ecë përpara

18:58 | 16/08/2022
Maqedonia e Veriut merr masa për kursimin e energjisë, ja penalizimet për krerët e institucioneve

Maqedonia e Veriut merr masa për kursimin e energjisë, ja penalizimet për krerët e institucioneve

18:54 | 16/08/2022
“Po më afrohet vdekja”, Mike Tyson shfaqet në karrige me rrota pas deklaratës shokuese

“Po më afrohet vdekja”, Mike Tyson shfaqet në karrige me rrota pas deklaratës shokuese

18:44 | 16/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Skandal/ Televizioni serb i ndalon fjalën nënës pasi kritikoi Vuçiçin për vdekjen e vajzës
  • Vizita në Kosovë, banket në nder të presidentit Begaj, ja kush e shoqëron
  • Mocioni i mosbesimit/ Abazoviç: Janë të mirëpritur të gjithë ata që duan që vendi të ecë përpara
  • Maqedonia e Veriut merr masa për kursimin e energjisë, ja penalizimet për krerët e institucioneve
  • “Po më afrohet vdekja”, Mike Tyson shfaqet në karrige me rrota pas deklaratës shokuese
  • Marku përgatitet për ndeshjen e 25 gushtit: Vetëm po dola me barelë e humbas këtë sfidë

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skandal/ Televizioni serb i ndalon fjalën nënës pasi kritikoi Vuçiçin për vdekjen e vajzës
  • Vizita në Kosovë, banket në nder të presidentit Begaj, ja kush e shoqëron

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com