Shoqëri hamletiane dhe intelektualë të frustruar! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shoqëri hamletiane dhe intelektualë të frustruar!

23:02 | 05/04/2016
në Uncategorized
0
Nxenes te shkollave te kryeqytetit, gjate nje maratone ne bulevardin Deshmoret e Kombit, me rastin e festave te fundvitit./r/n/r/nSchool students of capital, during a marathon in Martyrs of Nation bulevard .

Nga Behar Jacaj
Hamleti duhet të ketë qënë shqiptar ose të paktën me origjinë shqiptare (siç është bërë e modës të thuhet për çdo figurë të njohur botërore). E, nëse faktet kokëforta tregojnë se krijuesi, Shekspiri e nxorri Hamletin nga legjendat skandinave, atëherë dilema e tij është medoemos nga viset Arbërore. S’ka si të jetë ndryshe. Degët e asaj dileme lulëzojnë ende në Shqipërinë tonë të bekuar. To be or not to be? Sokrat i vuejtun apo derr i knaqun? Orienti apo oksidenti? Ballist apo partizan? Vrasje apo vetëvrasje? Majtas apo djathtas? 28-ë apo 29-ë? Puçiste apo revolucionare? Partinë apo Shqipërinë? Papunësi apo dembelizëm?

Përtej këtyre dilemave shtrihet një dilemë akomë më e madhe, të cilën, koha se ka tjerrë, por e ka trashur. E pra është dilema e fajit. Kush e ka fajin që Shqipëria po ecën barkas, babëzia dhe uria e pushtetarëve apo mentaliteti dhe sjella kryeneçe e popullit?  Këtu mospajtimi është i thellë. Pala e parë akuzon të dytën. Të dytët akuzojnë të parët. Dhe kështu faji mbetet kopil me prindër që s’e pranojnë. Atë që rrinë në heshtje janë intelektualët. Ata heshtin, nuk dëgjohen ose nuk pranohen. Mendimet e tyre kushtojnë lirë (rrogat e tyre janë qesharake), megjithatë heshtja e tyre blihet shtrenjtë (dëmet e mosdijes janë gjithmonë të kripura). Nuk është e rastësishme mosvetja e intelektualëve. Ata nuk mund të bëjnë pazare përveçse me të drejtën dhe të vërtetën, sepse ndryshe nuk mund të jenë intelektualë. Në shumicën e rasteve, e drejta dhe e vërteta janë të tharta, të hidhura. Për të treguar mospërfilljen që u bëhet intelektualëve të mirëfilltë dua të rrëfej dy ngjare, në të cilat jam gjendur dëshmitar.

Para ca kohësh takova një të njohur që kisha kohë pa e takuar. Ai ndër të tjera, më tregoi se sa i lumtur ishte që kishte zbuluar një pasion të panjohur, gjeografinë. Paçka se kishte marrë liçensën për mësues të edukimit fizik, i njohuri im, pasionin për gjeografinë e kishte zbuluar së bashku me nxënësit e tij, të cilëve u jepte lëndën e gjeografisë. Më e rëndësishme se gjeografia është rroga, ndaj punë e madhe që një mësues gjeografie është diplomuar për fiskulturë.
Ditët e fundit mora pjesë në një takim që organizohej mbi sfidat e punonjësve socialë dhe psikologëve. Një zysh biologjie, e cila ishte bëre drejtore në një institucion të rendësishëm me detyra dhe fokus psiko-social, u fliste psikologëve dhe punonjësve socialë sesi duhet të kapërcejnë sfidat e tyre. Dreqi e mori, dikush që ka lexuar më shumë për butakët sesa për shpirtin dhe ndërtimin e personalitetit, flet për psikologji përpara pedagogëve të psikologjisë? Të qeshësh me lot dhe të qash me gaz. Dhe, zysha e biologjisë ankohej se nuk gjente dot profesionistë për t’i punësuar në drejtorinë e saj. Të gjithë këtë e thoshte para një auditori ku kishte dëgjues që ishin diplomuar në Oksford. E gjitha kjo dukej sikur të dëgjoje një sorrë që ankohet se peshqit nuk dinë të notojnë. Absurd.
Dua ta mbyll me një ndodhi që thuhet si anekdodë. Dikush që ishte diplomuar në Perëndim me nota shumë të mira, u kthye në Shqipëri dhe filloi të kërkonte punë. Institucionit të parë që iu drejtua nuk e la të hynte. I sapo ardhuri i tregoi me durim rojes që ishte një i ardhur nga jashtë dhe kerkonte punë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Ik or çun andej”,-ia ktheu roja- po të ishe aq i zgjuar sa ç’thua nuk do ktheheshe në Shqipëri.”

Pas kësaj, dilema Hamletiane bëhet vrasëse. Të jesh apo të mos jesh shqiptar i ndershëm? Të rrish apo të ikësh? Të ikësh apo të kthehesh? Të qëndrosh, të presësh, të vdesësh? Apo të ikësh me vrull, pa lënë gjurmë, të mos kthehesh kurrë?

Etiketa: biologjiadilemaedukimi fizikHamletilegjendat skandinavepsikologjiaShekspirviset Arbërore

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Skandali Panama”, Prokuroria nis hetimet për GFI Albania

“Skandali Panama”, Prokuroria nis hetimet për GFI Albania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

15:11 | 20/12/2025
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
  • Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com