Akademia e Shkencave dhe Shoqata Çamëria do të promovojnë ditën e sotme ribotimin e librit “Këngë popullore nga Çamëria”.
I pranishëm në këtë aktivitet do të jetë kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, si dhe profesor e shkrimtarë të njohur si Akademike Floresha Dado, Bashkim Kuçuku, Hajredin Isufi, Irakli Koçollari, Shaban Sinani etj.
Bëhet me dije se aktiviteti do zhvillohet sot në orën 11:00, te Akademia e Shkencave.
Re: Këngë Popullore nga Çamëria – Ribotimi i Librit
Jane dy kenge popullore korale nga Çamëria, qe kercehen, dhe qe Lord Bajroni i ka vecuar dhe i ka mbledhur me rrokje dhe i ka botuar tek shenimet e vepres se vet poetike te botuar rreth vitit 1811. “Kenga e Kalirjotes” dhe nje kenge pasuese e saj, e shtangen poetin e ri dhe ai i bashkengjiti tek shenimet e botimit te pare te vepres se tij “Childe Harold”, ne shqip dhe perkthimimin ne anglisht. Dialekti eshte i paster i Çamërisë. Nje person, qe nuk e njeh dialektin, nuk i kupton cfare thone sepse ka edhe fjale te vjetra. Mendoj qe jane te gjitha fjalet te kuptueshme dhe nje “transkriptim” i kengeve eshte plotesisht i mundur, pra ska asnje problem. Mendoj qe ketu eshte vendi per ta adresuar kete ceshtje, pra te botimit te ketyre kengeve te gezueshme qe, me bukurine e tyre, ngriten peshe zemren e poetit fisnik.
Mund tju pergjigjem per cdo sqarim nepermjet adreses E-mail ne vijim.
Respekt,
F.Shehu
Eshte vene gabimisht,publikuar, adresa e email-it tek komenti i fundit