Një avion privat, i nisur nga Aeroporti “Canova” i Trevizos në Itali, është rrëzuar pasditen së martës në Maqedoni, në zonën e Velesit pranë Shkupit.
Nga kjo tragjedi raportohet të kenë humbur jetën 4 shtetas italianë, dhe një Kosovar me pasaportë italiane.
Avioni i nisur nga Trevizo në Itali u rrëzua mbrëmjen e së martës. Ata udhëtonin drejt Prishtinës, ndërsa në Shkup në aeroportin “Aleksandri i Madh” ishin për furnizim me karburant.
Viktimat do të merrnin pjesë në ceremoninë për themelimin e qendrës aeronautike të Kosovës në Istog gjatë së mërkurës.