• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkullaku i “tregut çam”

11:57 | 15/03/2017
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Nuk e di në është Shkullaku apo Bushati autori i neoligjizmit “tregu çam” që po zë shtrat në gazetarinë dhe politikën e dasisë. E kam thënë dhe herë tjetër që kjo shprehje që me siguri i zbavit krijuesit, meqë kanë sajuar një “të fortë”, është shprehja më e lartë e cektësisë intelektuale, sektarizmit që ka vetëm një qëllim: ngjalljen e urrejtjes populiste të injorancës ndaj një komuniteti të caktuar krahinor. Është e njëjta mendësi që futi dikur në të folmen e rrugës shprehje të këtilla si “çeçen” apo “malok” ndaj një komuniteti kryesisht geg që kërkonte hapësira jetese në qytete më të mëdha. Ata që i përdorin epitete të këtilla, ka gjasë mos të jenë të ndërgjegjshëm për fyerjen që bëjnë, e cila natyrisht kalon mbi shijen politike të ditës. Është në fakt mjerane që të sulmohen disa njerëz, thjesht sepse edhe pas 72 vjetësh duan t’i konsiderojnë ardhacakë, pasi fiset është e mira të mos krahasohen. Shkullaku vjen në Tiranë nga malësitë e Mokrrës, kurse Bushati ka gjithë të drejtën të krenohet me gërxhet, ku ha pula gurë nga na mbiu fara e frankofonisë. Nejse, shqiptarët këta janë dhe nuk kemi pse t’i shpikim aristokratë, kur nuk i janë ndarë opingës, ani se qysh nga katragjyshi tek dera ime kostumet janë alla frënga.

Lexo edhe

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

“Tregu çam” përdoret me kast për të caktuar një forcë politike, tëpkë si përdorte skrapallinjtë Fatos Nano, tek donte të denigronte LSI-në. Natyrisht, këto sulme përherë kanë efektin boomerang, por kjo është temë tjetër analize. Duhet thënë që të sulmosh një forcë politike, madje të bësh propagandë, të mbash qëndrime kundër saj, nuk ka asnjë gjë të keqe. Të merresh me zakonet, traditat, huqet e një krahine është krejt tjetër punë, sepse këtu prek edhe dikë që as e ka ndërmend të rreshtohet në PDIU, por ia ka ënda të hajë, gatuajë, të flasë në dialekt, të vajtojë dhe gëzojë si nana ime që kam në shtëpi. Këta e ndjejnë fjalën therrëse më shumë se sigla e një partie, pasi i bashkon i njëjti dert, genocidi. Të vazhdosh t’i tallësh, skërmitësh, sepse janë viktima të masakrës, është dashakeqe, është frymë e dreqit e të birit. Kjo është fyerja, e cila të prish punë, më shumë se sa të dallon, tek e përdor si pedanë kërcimi që të të dallojë Luli, kur të ka vënë në rresht.

Tani, o Mand, të dy ne kemi le e jemi rritur në Tiranë. Kë nuk kemi njohur, falë dhe punës sonë, por janë ca njerëz, me të cilët nuk kemi pirë vetëm një gotë tek Xhoda çami që pjek peshk, por edhe në shtëpitë e sho-shoqit. Tek ai që kemi hyrë e kemi dalë, kemi lënë dhe një shenjë miqësie, përveçse mund të kemi ndarë gjëra tonat e të atij tjetrit. Ky është shoku, miku, qoftë ky kryetar, sekretar, nënkryetar apo anëtar i “tregut çam”. A ia vlen që për hir të një konjukture ditore të humbësh edhe këtë fije romantizmi që ka mbetur në jetët tona? Pasi e di fort mirë që në pjesën tjetër të veprimtarisë jetësore, robi në këtë vend shihet në gazetari, politikë, sipërmarrje si pare shkëmbimi.

Etiketa: Andi BushatiArmand ShkullakuçeçenEnkel Demikonjukturëmalokpedanëskërmitështregu çam

Të Lidhura

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

nga 27
08:28 | 13/01/2023
0

Nga Artan Fuga– Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë çmimi karburantit është ngritur 10...

Para
Dortmund- Bayern në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Dortmund- Bayern në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia publikon filmimet nga rrahja fatale e afrikano-amerikanit –

Policia publikon filmimet nga rrahja fatale e afrikano-amerikanit –

08:53 | 28/01/2023
Kolosi i letërsisë shqipe Ismail Kadare mbush sot 87 vjeç –

Kolosi i letërsisë shqipe Ismail Kadare mbush sot 87 vjeç –

08:47 | 28/01/2023
EMRI/ I vuri tritol oficerit të policisë, arrestohet 32-vjeçari –

EMRI/ I vuri tritol oficerit të policisë, arrestohet 32-vjeçari –

08:33 | 28/01/2023
“Nuk do jeni në humor”, ku duhet të bëni kujdes sipas horoskopit –

Horoskopi 28 janar 2023, parashikimi i yjeve për secilën shenjë –

08:21 | 28/01/2023
Sulm rus me raketa në Ukrainë, 10 të vdekur –

Sulm rus me raketa në Ukrainë, 10 të vdekur –

08:11 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Policia publikon filmimet nga rrahja fatale e afrikano-amerikanit –
  • Kolosi i letërsisë shqipe Ismail Kadare mbush sot 87 vjeç –
  • EMRI/ I vuri tritol oficerit të policisë, arrestohet 32-vjeçari –
  • Horoskopi 28 janar 2023, parashikimi i yjeve për secilën shenjë –
  • Sulm rus me raketa në Ukrainë, 10 të vdekur –
  • Pëlqimet false në Instagram, BBVIP2 del me njoftimin e rëndësishëm –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia publikon filmimet nga rrahja fatale e afrikano-amerikanit –
  • Kolosi i letërsisë shqipe Ismail Kadare mbush sot 87 vjeç –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com