Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shkuan në Itali për të bërë ski, humbin jetën 6 turistë dhe plagosen 11 të tjerë

Nga Ejona 0

Gjashtë turistë gjermanë kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet i ka marrë përpara.

Turistët, të gjithë të moshës 20 vjeçare, kishin shkuar në Itali për të bërë ski dhe për të pushuar, kur u përplasën tragjikisht nga një Audi ndërsa prisnin autobusin e tyre për t’u kthyer në hotel.

Mediat italiane informojnë se aksidenti ndodhi në fshatin Luttach, afër kufirit austriak në Tirolin e Jugut, Itali, rreth orës 1:15 të mëngjesit.

Shoferi i automjetit është një 28-vjeçar vendas, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes dhe po ashtu ka mbetur i plagosur.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej