Një banesë në lagjen Dunavat të Gjirokastrës është shkrumbuar totalisht nga zjarri.
Banesa e djegur i përket një familjeje me mbiemrin Topulli. Raportohet se zjarri është shkaktuar nga shkëndijë elektrike.
Zjarri ka alarmuar banorët, pasi kjo banesë ndodhet shumë afër me banesat e tjera, të cilat rrezikojnë nga flakët. Deri më tani, flakët e mëdha të zjarrit kanë prekur edhe një banesë tjetër, që ndodhet shumë pranë.