Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shkon për pushime në ishullin kroat, humb jetën nga sulmi në zemër ish-ministri austriak

Nga Ejona 0

Ditën e sotme ka ndërruar jetë ish-ministri austriak i Çështjeve Sociale dhe ish-kreu i Unionit të Sindikatave Austriake, Rudolf Hundstorfer.

Mësohet se ministri 67 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një sulmi në zemër teksa po pushonte në ishullin e Braçit në Kroaci. Ndërsa trupi i pajetë u gjet nga gruaja e tij në tarracën e shtëpisë së pushimit.

Hundstorfer u përfshi në sindikatë më 1970 dhe më 1990 iu bashkua qeverisë lokale dhe asaj qendrore të Vjenës. Ai ishte për shumë vite kryetar i sindikatave të Austrisë, dhe nga ai pozicion deri në 2008 deri në 2016 ishte Ministër i çështjeve Sociale.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale në 2016, Hundstörfer hyri si kandidat për Partinë Social Demokratike të Austrisë (SPO) në garën për postin e kryetarit të shtetit.

Presidenti austriak, Alexander van der Belen, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij, duke theksuar se ishte një njeri me të cilin të gjithë mund të flisnin, nga politikanë të lartë e deri tek punëtorë të zakonshëm.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej