Nga Klodeta Gjini
Të mësosh se si mësohet dhe longlife learning janë dy nga konceptet kyç të shkollës në Bashkimin Europian
Sot rrjeti komunitar i shkollave bazohet ne akte juridike te Keshillit te Europes edhe parlamentit Europian te cilat adaptohen nga vendet anetare ne menyre orgjinale duke gershetuar eksperiencen historike e kulturore me linjen rinovuese komunitare.
Autonomia e shkolles reflekton nje proces i cili ne Europe ka filluar ne vitet ’80. Traktati i Maastrichtit ne 1992 i ka dhene nje impuls te forte. Aty u vendos, qe Komuniteti Europian te kontriboje ne arritjen e nje “ shkollimi cilesore” duke respektuar plotesish pergjegjesite dhe ndryshimet kulturore te shteteve anetare.
Ne Lisbone ne vitin 2000, u vune pikat mbi objektivat, qe duhet te arriheshin deri ne 2010 midis te cilave ishin:
-rritja e cilesise se ofertes te sistemeve te shkollimit dhe te formimit
-lehtesia per te hyre ne sistemin e shkollimit dhe te formimit
-hapja e sitemeve te shkollimit dhe formimit botes jashte saj, ne vecanti te rriturve ( lifelong learning)
Per sa i takon organizimit te brendshem brenda sistemeve te shkollimit ne shtetet anetare aktualisht mbizoteron decentralizimi i aktiviteteve, i cili duhet te ndertohet ne rrjete i kordinuar nga rajonet dhe ne bashkepunimim me subjekte sociale.
Zakonisht shteti kufizohet me furnizimin e standarteve ligjore dhe kurrikulare, kjo per te rakorduar korrispondencen midis nivel kombetar me sistemin europian te njohjes se titujve dhe certifikimeve, duke ju besuar rajoneve apo enteve te tjera vendore organizimin dhe planifikimin e formimit.
Ne pergjithesi, ne vendet e Bashkimit Europian, autonomia e Institucioneve mesimdhenese perfaqeson nje model organizativ te ri. Belgjika dhe Vendet e Uleta kete eksperience e kane filluar ne vitet ’60 te 1900, ndersa Gjermania ka filluar eksperimentimin e autonomise shkollore, vetem ne 2004.
Ne studimin me titull “Autonomia shkollore ne Europe-Politikat dhe menyrat e aplikimit” i publikuar ne 2007, Jan Figel nenvizon konceptet kyce qe lidhen me kete argument.
Ai shkruan : asnje lloj modelli i ndonje shteti anetar mund te dallohet si ideal ose si me efikasi ne krahasim me te tjeret perderisa historia dhe vete ambienti jane shume te ndryshem. Shtytja drej autonomise ne institucionet shkolore ka lindur ne pergjethesi nga zgjedhje oportune te politikes si ajo shoqerore edhe ajo ekonomike, duke i orientuar sistemet e rritura pothuajse gjithmone ne sigurimin e nje cilesie te sherbimit karshi nxenesve dhe kolektivit. Kane lindur ne kete menyre shume lloje te accountability, qe kane si qellim te japin llogari per rezultatet dhe te perdorimin hapesirat e akorduara.
Prof. Barroso i Universitet te Lisbones, thekson se kjo autonomi e akorduar apo e dekretuar nga politika ne nje moment “ top down”, duket si nje paradoks, sepse perfaqeson imponimin e te qenurit autonom. Aktualisht, kjo lloj autonomie, vlere themelore e shkolles, duhet te perdoret ne favor te mesim dhenies kundrejt nxenesve duke cuar ne pasurimin dhe duke nxitur zhvillimin profesional te te gjitha figurave qe punojne ne ambientin shkollor.
Objektivat e UE ne arsim jane:
-zhvillimi i arsimit ne nje dimension europian
– favorizimi i levizjes se nxenesve dhe mesuesve si dhe njohjen e diplomave dhe titujve te tjere
– nxitja e bashkepunimit midis shkollave
-zhvillimi i komunikimit midis sitemeve arsimore
-nxitja e e-learning
Eshte per t’u theksuar se integrimi midis sistemeve shkollore europiane aktualisht eshte shume modest.
Duke i hedhur nje sy strategjive te Lisbones per 2020 shikojme tre perparesi:
– rritja intelligjente, duke zhvilluar nje ekonomi te bazuar mbi njohjen rinovuese. Njohja eshte motori i rritjes, eshte burim pasurimi, per kete duhet “ permiresuar cilesia e arsimit, fuqizuar kerkimi shkencor ne Europe, promovimi i rinovimeve dhe informacionit ne te gjithe Bashkimin Europian, duke perdorur optimalisht teknollogjine, informacionin dhe komunikimin.”
– mbeshtetja e rritjes, duke zhvilluar nje ekonomi akoma me eficiente dhe me kapacitet te larte konkurimi sidomos persa i takon burimeve. Duhet te zhvillohen teknollogjite, edhe ato ekologjike, te inkurajohet zhvillimi i bioteknollogjise dhe shperndarja e rrjeteve inteligjente. UE duhet te jete me efikase persa i takon konkurences dhe prodhimit duke kufizuar dhe razionalizuar konsumin e energjive te rinovueshme dhe te burimeve.
– rritje gjithe perfshirse, per te pasur nje ekonomi me nje perqindje te larte te personave te punesuar, duke favorizuar koesionin ekonomik, social dhe lidhjen me territorin. Qellimi eshte rritja e bashkepunimit te qytetareve, duke investuar ne kompetenca individuale te nevojshme per te perballuar sfidat dhe ndryshimet, duke luftuar varferine dhe modernizuar metodat e formimit, ne nje perspektive te permiresimit te koesionit shoqeror. Qellimi eshte qe te perfitojne nga rritja ekonomike dhe rajonet periferike te UE.
Sot shkolla europiane , eshte shkolla e certifikimit te kompetencave, ku nxenesit ne mbarim te arsimit te detyruar duhet te kene kualifikime dhe tituj sipas Kuadrit Europian te Titujve (EQF).
Diturite dhe kompetencat duhet te jene te artikuluara ne njohuri dhe kapacitete, te cilat vleresohen ne baze te protokollit PISA –OSCE, apo IEA-TIMSS, IEA- PIRLS.
Sot flitet per nje vleresim autentik te tyre, duke perdorur kryesisht njesi didaktike te mesim marrjes. Roli i mesuesit kalon nga trasferues diturish ne tutor. Leksionet organizohen me ndihmen e teknollogjise ne Flipped lesson, apo “klasa e permbysur”.
Europa sot flet per nje bashkepunim ne mesim marrje, e cila bazohet ne eksperiencen direkte, ( Learning by doing).
Objektiv sot eshte: trasformimi i mesim dhenies nga nje metodollogji me nje gjuhe te shkruajtur dhe te folur ne nje forme te re, ku perdoret gjuha shume mediatike, logjika e rrjetit dhe kontributi i shumefishte.
Aktualisht po punohet per futjen e metodollogjise CLIL ( Content and Language Integrated Learning). Me pak fjale mesimdhenia e nje discipline jo gjuhesore (psh. Historia) ne gjuhe angleze per nje pjese te orarit shkollor ne vitin e trete dhe te katert te shkolles se mesme, nga mesuesja e lendes, e ciladuhet ta njohe gjuhen dhe certifikohet per kete lloj metologjie.
Ndersa Shqiperia pergatit hyrjen e saj ne Europe, nje pike integruese eshte pikerisht shkolla, e cila duhet te jete e strukturuar per integrimin direkt ne kete rrjet. Nje faze tranzicioni ne gjeresi dhe ne lartesi,kjo e shkolles shqiptare, qe i duhet te ruaje karakteristikat dhe eksperiencen pozitive te sa por njekohesisht te integrohet me mendim pedagogjik kostruzionist dhe tendencen psikollogjike, qe udheheq sot Europen, ne strukturimin , qe po kerkon te ndertoje ne arsimin jo universitar.
Nje rruge e cila perfshin tre kategori:
Specialistet, qe duhet te azhornohen , por edhe te kuptojne praktikisht se si do te orientohet linja shqiptare per ruajtjen a saj cka eshte pozitive ne shkollen tone, drejtuesit dhe mesuesit, qe duhet te formohen nderkohe dhe duhet te punojne dhe nxenesit, te cilet aplikojne metodollogjite e reja duke i konsideruar ato si nje instrument i kohes.
Cili eshte dhe do te jete roli i mesuesit?
Aktualisht teknollogjia ecen me ritme tejet te shpejta, kjo sjell si pasoje faktin qe mesuesi i sotem nuk eshte me porta e hyrjes drejt dijes. Sot , ajo qe eshte mesuar dje eshte e vjeter dhe neser nuk ka te njejten vlere. Mesuesit i duhet te kompletoje ate, qe ishte permbajtja e lendes dje te pasuruar me elemente te kultures se pergjitheshme, por duhet t’i stimuloje nxenesit me metoda mesim dhenie te reja, per ta bere leksionin terheqes.Te motivoje nxenesin,qe te ndjeki oren e leksionit e cila perndryshe nuk ka ritem dhe paraqitet jo interesante.
Puna e mesuesit behet shume me teper impenjuese dhe profesionaliteti projektohet ne nje menyrete re. Tashme kerkohet jo vetem njohja e lendes, por edhe bashkerenditja e disa kapaciteteve si te qenit fleksibel apo pershtatja ndaj ndryshimeve. E ardhmja kerkon nga mesuesit kompetenca pedagogjike bashkekohore, metodollogji didaktike e cila perparon paralelisht me teknollogjine, organizim te punes, mjeshteri ne komunikim, pune kerkuese, studim dhe bashkerenditje me koleget per didaktike trasversale.
Mesim dhenia ndryshon perdite. Kerkohet t’i jepet pergjigje shoqerise, e cila ndryshon ne menyre shume te shpejte.
Cfare karakteristikash ka mesuesi i sotem?
Profesionalisht mesuesi i sotem ka dy karakteristika: te reflektoje mbi permbajtjen e lendes duke qene i zoti ne mesimdhenie dhe komunikimi me nxenesit duke pasur nje veshtrim kritik karshi vetes dhe kapacitetve qe ka.
Mesuesit aktualisht i duhet te rimoduloje, jo vetem objektivat teorike, praktike dhe ideologjike por edhe paradigmat. Puna e tij ka te beje me te ashtuquajturen “ metacognizione”, ashtu sikurse teorizon Donald Schon ( 1930-19997 ), i cili thekson se gjate punes mesuesit i duhet te reflektoje dhe te krijoje njohuri te tjera, qe i lejojne te strukturoje perseri dijen qe ka.
Carl Rogers ( 1902 – 1987 ) psicolog amerikan, flet per nje thithje shume te larte, kur permbajtja perjetohet nga studenti si shume e vlefshme per te plotesuar nevojat dhe objektivat e tij, ne rastin kur studenti eshte pjese aktive gjate mesimdhenies.
Rogers nenvizonte me 1967, se shkolla ben pak per ate, qe t’i mesoje nxenesit gjera, qe kane vertete rendesi per te, qe integrohen me projektin e tij te jetes ne te cilat nxenesit investojne me deshire dhe shume dashuri. Nisur nga eksperienca e tij si mesues nepermjet nje metodollogjie, e cila vendoste nxenesin ne qender te vemendjes, duke u perqendruar jo vetem tek aspekti njohes, por duke stimuluar nje gjitheperfshirje te personalitet te nxenesit, per ta cuar ate ne vete ndergjegjshmeri dhe vete vleresim, duke identifikuar menyra pune demokratike dhe bashkepunuese me ta.
Daniel Goleman ( 1946 ), flet per rolin e emocioneve ne marredhenien edukative me nxenesin dhe percakton intelligjencen emotive( ndjenjave) si kapaciteti per administrimin dhe monitorimin e ndjenjave personale dhe te tjereve, me qellim realizimin e objektivave. Ai dallon midis inteligjences emotive personale , qe ka te beje me emocionet qe lidhen me jeten personale, mundesine e monitorimit, administrimin e emocioneve, autokontrollin, kapacitetin per te ushqyer motivimin personal, dhe inteligjencen emocionale sociale, e cila i referohet karakteristikave qe na lejojne te relacionojme pozitivisht me te tjeret, si simpatia, vleresimi i tyre apo respekti per persona me kapacitete te ndryshme.
Nepermjet relacionimit me te tjeteret mesojme te mendojme. Te edukosh emocionet do te thote ofrosh oportunitete te nevojshme per te mesuar, identifikuar, administruar dhe moduluar boten e brendshme.
Mesim marrja lind nepermjet nje procesi qe eshte ndjesi dhe njohje se bashku.Howard Gardner, flet per nje inteligjence, qe nuk eshte monolite, por paraqitet me forma te ndryshme dhe me nje strukture te artikuluar, te shperbeshme ne elemente apo faktore, qe i korrispondojne kapaciteve te dallueshme dhe qe mund te analizohen me metodollogji te pershtatshme eskperimentale dhe analize statistikore.
Sa jane faktoret qe perbejne inteligjencen:
“ Inteligjenca e kristalizuar”, eshte tipike e personave te moshuar dhe reflekton kulturen, eksperiencen, njohjen te magazinuar gjate gjithe jetes.
“ Inteligjenca fluide”, eshte tipike e moshes se adoleshences dhe lidhet me zhvillimin e sistemit nervoz dhe sinapseve, i referohet kapaciteteve te cilat nuk kane trasmetime kulturore, por kapaciteteve baze qe nuk varen nga eksperienca si: arsyetimi llogjik, kapaciteti per zgjidhjen e problemeve, intuita.
Gardner, mbeshtet teorine e inteligjences se shumefishte dhe parashikon keto tipa:
1)llogjike matematike
2)gjuhesore dhe folese
3)hapesinore
4) te levizjes dhe procedimit
5)muzikore
6)interpersonale
7)intrapersonale
8)naturore
9)egzistenciale
Ne librin e tij “ Pese celesat e te ardhmes” ( 2006 ) parashtron, qe te rinjte kane pese kanale strategjike per te perballuar jeten : inteligjencen disiplinore e lidhur me njohjet teorike, inteligjencen sintetike e lidhur me kapacitetin per kordinimin e informacioneve nga burime te ndryshme mediatike, inteligjenca krijuese qe lejon zgjidhjen orgjinale te problemeve te pa para me pare, inteligjenca e respektit dhe e fundit inteligjenca etike nepermjet te ciles eshte e mundur jetesa ne kete bote ne menyre te ndergjegjshme.
Ne strategjite dhe metodat per t’u pervetesuar, do te ndeshin rruges mastery learning, e perpunuar ne vitet ’60 nga Bloom e Carroll, ku secili nxenes do te kete nje mesimdhenie progresive duke ju adaptuar nivelit te tij te zhvillimit.
Metacognizione: Favorizon ndergjegjesimin relativ lidhur me procesin e strukturimit te njohjes se gjithe secilit.Natyrisht duhet te krijohen kushtet per te realizuar ne menyre fleksibel dhe te artikuluar kapacitetin per te aktivizuar strategjite e njohjes.Realizimi i kerkimeve ne menyre autonome dhe njohja e menyrave te transmetimit.Ecja nepermjet nje procedure tentivash te sukseshme.
Metoda Feuerstein: konsideron inteligjencen njerezore si proces ose me ndryshe si nje konstrukt te modulueshem dhe dinamik gjate gjithe jetes.
Cooperativ learning:te mesuarit eshte nje proces i cili zgjat gjithe jetes, qe i pershtatet ambientit dhe ndryshon nga ambienti. Eshte rezultat i nderveprimit midis vetevetes, ambientin fizik te jashtem dhe ambientin social.
Te mesuarit nepermjet metodes Ausubel ( David Paul Ausubel , psikolog amerikan ) e cila e konsideron mesim marrjen duke pasur pike referimi Piaget, si proces ku asimilohet dhe pervetesohet edhe nepermjet ikonave, imazhit, simboleve dhe perdorimit te komunikimit me elemente te marre ne njohurite themelore ne lende te ndryshme.
Ne shkollen e sotshme Europiane flitet per nje ndermjetesim didatiktik, per nje raport te ri midis mesuesit dhe nxenesit , ku hyrja dhe thellimi drejt njohurive nuk behet me me rritjen hap pas hapi te koncepteve. Sot flitet per didaktike kurrikolare, e cila eshte nje bashkesi organike e projekteve te realizuara se bashku nga mesuesit per t’i cuar nxenesit ne realizimin e objektivave te parashkuara.
Neser do te flasim per kompetenca…