Garda Civile e Spanjës ka nisur një aksion mëngjesin e ditës së sotme në Portugalete.
Lidhur me ngjarjen, bëhet me dije se në bodrumin e një banese janë kryer kontrolle për zbulimin e qendrave të trafikimit të qenieve njerëzore.
Gjithashtu, raportohet se operacioni do të lidhej me trafikimin e qenieve njerëzore të shqiptarëve që udhëtojnë ilegalisht si turistë në tragete të nisur për në Angli.
Paralelisht, kujtojmë se një operacion i ngjashëm po kryhet edhe në komunën e Muskizit.