Edhe nëse do të vdisni ashtu si në Tiranë tashmë edhe në Shkodër do të jetë e vështirë. Gjithnjë e më shumë shtohet numri i atyre që vdesin ndërsa aq më shumë pakësohet toka për varre në qytet.
Tashmë kjo është edhe zyrtare sepse prej ditësh bashkia Shkodër në dy mbledhjet e Këshillit Bashkiak që dështuan për t’u zhvilluar ka paraqitur një projektvendim ku kërkohet marrja e një toke me qera pikërisht për të zgjeruar hapësirën për varre.
Mund të duket e çuditshme por qoftë vendi tek varrezat katolike të Rrmajit po ashtu edhe në Golem ku zakonisht varrosen myslimanët janë ngushtuar ndjeshëm dhe po shkojnë drejt ezaurimit.
/ShkodraNews/