Gjatë operacionit të koduar “Green House”, policia e Shkodrës ka sekuestruar 156 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar shtetasit Valentin Gjeloshi( 27 vjeç) dhe Ermir Gjeloshi (25 vjeç).
Sipas policisë, operacioni është zhvilluar pasi u morën informacione në rrugë operative se një banesë e marrë me qira në lagjen “Skënderbeg” përdorej për mbajtje të kanabisit.
Ndaj shtetasve të arrestuar është ngritur akuza e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” në bashkëpunim.