Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shkencëtarët të shqetësuar/ Koronavirusi zbulohet edhe në grimcat e ajrit të ndotur

Nga 27.al 0

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë virusin korona në grimcat e ndotjes së ajrit, dhe tashmë po hetojnë nëse kjo mund të lejojë përapjen në një distancë më të madhe dhe rritjen e numrit të të infektuarve.

Studimi është paraprak dhe është ende e paqartë nëse virusi që qëndron në grimcat e ndotjes së ajrit mund të shkaktojë sëmundjen.

Shkencëtarët italianë përdorën metodat standarte për mbledhjen e mostrave të ndotjes së ajrit në zonat urbane dhe industriale të Bergamos dhe identifikuan një gjen mjaft specifik të Covid-19 në mostra të shumta. Zbulimi u konfirmua edhe nga analizat e kryera në një laborator të pavarur, raporton The Guardian.

Leonardo Setti nga Universiteti i Bolonjës në Itali tha se është e nevojshme të hetohet nëse virusi mund të bartet më gjerësisht nga ndotja e ajrit, raporton newsbomb.al.

“Jam një shkencëtar dhe jam i shqetësuar kur nuk di”, tha ai. “Nëse e dimë do të marrim masa, por nëse nuk e dimë do të vuajmë pasojat”.

Edhe dy studime nga grupe të tjera kanë treguar se koronavirusi mund të përhapet nga grimcat e ndotjes së ajrit. Megjithatë këto studime janë paraprake.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej