Shkencëtarët: Për të kuptuar nëse një vaksinë funksionon, disa duhet të infektohen vullnetarisht – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkencëtarët: Për të kuptuar nëse një vaksinë funksionon, disa duhet të infektohen vullnetarisht

15:00 | 22/07/2020
në Bota, Kryesore
0

150 shkencëtarë përfshirë dhe 15 fitues të çmimit Nobel kërkojnë që të lejohet infektimi vullnetar me koronavirus, për të përshpejtuar kërkimet e një vaksine efikase, duke kuptuar nëse një prototip funksionon apo jo. Fillimisht një injektim i vaksinës në krah. Më pas një shiringë me koronavirus në hundë, shkruan la Repubblica.

“Lejojini vullnetarët të infektohen qëllimisht për të përshpejtuar kërkimet për një vaksinë.”

Apeli ishte për drejtorin e Institutit kombëtar amerikan të shëndetit, Frensis Kollins. Ata shpjegojnë se është e vështirë të mendosh se ekonomia dhe shoqëria do të rimëkëmben pa një vaksinë. Ideja për të marrë një person të shëndetshëm, ta vaksinosh me një nga prototipat që po studiohen, dhe më pas ta infektosh qëllimisht, mund të përshpejtojë zhvillimin e një vaksine dhe mund të jetë e justifikueshme nga këndvështrimi etik, raporton abcnews.al

Read more

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –

Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd –

Infektimi i qëllimshëm quhet “sfida njerëzore”. Është provuar në të kaluarën për sëmundje si kolera, tifo, gripi dhe i ftohti. Por dy vite më parë u ndalua për një vaksinë kundër Zika, sepse u konsiderua shumë i rrezikshëm. Me koronavirus, ideja u hodh nga një editorial në revistën “Vaksina”: “Sëmundje të jashtëzakonshme kërkojnë zgjidhje të jashtëzakonshme” ishte titulli.

Pak ditë më pas 35 senatorë amerikanë i shkruan agjencisë federale e cila miraton ilaçet e reja duke i kërkuar autorizimin e infektimit vullnetar. Në muajin qershor dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një manual për të zhvilluar eksperimentin në mënyrën më të sigurte të mundshme. Një faqe interneti e pavarur, ndërkohë ka mbledhur rreth 30 mijë firma nga persona që janë të gatshëm të përballen me virusin për hir të kërkimeve shkencore, shkruan abcnews.al

Në eksperimentimin normal, pas marrjes së vaksinës, vullnetarët kthehen në shtëpi dhe rifillojnë normalisht jetën e tyre. Pas disa muajsh, shkencëtarët do të kontrollojnë numrat, sa prej tyre janë prekur nga virusi. Nga krahasimi mes të prekurve të vaksinuar dhe atyre të pa vaksinuar do të vlerësohet dhe efikasiteti i imunizimit. Për të reduktuar muajt e pritjes, që të kuptohet menjëherë se sa mbrojtës është vaksina, lindi ideja e infektimit të qëllimshëm, në laborator.

Vullnetarët sigurisht që do të jenë të rinj, të shëndetshëm dhe të mirë informuar. Atyre do u garantohet mjekimi më i mirë i mundshëm në rast përkeqësimi të gjendjes shëndetësore. Dhe nëse do të ketë mbingarkesë në sistemin shëndetësor ata do të kenë prioritet. Pavarësisht kësaj rreziku i pasojave serioze me koronavirus ekziston në të gjitha moshat. Por shkencëtarët këmbëngulin se nëse eksperimenti do të kryhet si duhet, do të mundësonte në përshpejtimin e zhvillimit të vaksinës dhe do të mund të shpëtonte miliona jetë, dhe do të lehtësojë ekonomitë e planetit./abcnews.al
Etiketa: 15 fitues të çmimit Nobel150 shkencëtarëinfektimi vullnetarkoronavirusLa Repubblicashkencëtarët

Të Lidhura

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

nga 27
18:05 | 15/03/2026
0

Leka II Zogu është martuar me Blerta Celibashin, sipas një komunikate zyrtare të publikuar nga Oborri Mbretëror Shqiptar. Në njoftimin...

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

nga 27
17:41 | 15/03/2026
0

Barazim 2-2 ndërmjet Vorës dhe Partizanit në ndeshjen e Superiores. Ishte një barazim i çmendur për të kuqtë, që në...

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –

nga 27
17:17 | 15/03/2026
0

Një zjarr ka rënë këtë të diel në ullishtet e fshatit Duhanas të Beratit, duke përfshirë një pjesë të kodrës...

Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd –

Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd –

nga 27
17:05 | 15/03/2026
0

Videomesazhi i plotë: Të dashur qytetarë, ju që ndoqët sot monologun e mashtrimit të së dielës, apotrillimet e javës e...

Para
Shpëtim Idrizi: Marrëveshja e Ramës me opozitën në Parlament, një farsë (film)

Shpëtim Idrizi: Marrëveshja e Ramës me opozitën në Parlament, një farsë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

18:05 | 15/03/2026
Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

17:41 | 15/03/2026
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –

17:17 | 15/03/2026
Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd –

Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd –

17:05 | 15/03/2026
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim –

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim –

15:29 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –
  • Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –
  • Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –
  • Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd –
  • Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim –
  • “Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –
  • Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com