Një sasi lënde narkotike është sekuestruar mbrëmjen e të martës në Krujë, teksa në pranga kanë rënë 5 persona.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasit Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe Kruje, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemlloari banues në Tiranë në momentin që po bënin shkëmbimin e lëndëve narkotike.
Veç lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe telefona celulare dhe automjete. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në mbajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike.