• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkëlqimi dhe rënia e Canit; nga qëndrimi për taksat, te Crown Agents

19:45 | 16/02/2016
në Uncategorized
0
CANI TAKIM ME SHOQATAT E BIZNESIT - /r/n/r/nCANI MEETS BUSINESSES ASSOCIATIONS -

CANI TAKIM ME SHOQATAT E BIZNESIT - /r/n/r/nCANI MEETS BUSINESSES ASSOCIATIONS -

“Shqipëria, nga një institucion ndërkombëtar dhe nga më me vlerë, merr notë kaluese dhe vlerësim pozitiv”. Kjo ishte dalja e fundit publike e Shkëlqim Canit si ministër i Financave.

Në studion e Top Channel, ai komentoi vlerësimin e “Standard & Poor’s”, që sot mund të shihet edhe si vlerësimi përcjellës për punën e tij dyvjeçare.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Largimi i Canit përkon me disa zhvillime. I pari pritet të mërkurën, kur FMN-ja me gjasë do të firmosë marrëveshjen e rradhës me qeverinë. Por shkarkimi i Canit vjen gjithashtu një ditë pas publikimit të një raporti tepër kritik të “Crown Agents”.

“Për periudhën janar-mars 2015, në portet e vendit janë importuar 2 milionë litra naftë pa akcizë. Janë konstatuar 120 raste, ku nafta vendase është tregtuar jo në përputhje me ligjin, për një total prej më tepër se 48 mijë litra”, thuhet në raportin e “Crown Agents”.

Ecuria e të ardhurave ka qenë ndoshta pika, në të cilën qeveria është sulmuar më fort, jo vetëm nga opozita, por edhe zëra të tjerë të brendshëm në shumicë. Në rrafshin politik, Edi Ramës i është dashur të mbajë mbi veten, koston e akuzave të forta nga opozita për evazion në përmasa të mëdha.

“Vetëm vitin e kaluar iu mori shqiptarëve 1/3-tën e buxhetit për xhepat e tyre. Janë 400 milionë dollarë në Tatime e Dogana, për të cilat doli edhe ‘Crown Agents’ që ua tha sesi bëhej kontrabanda e naftës për një vit”, është shprehur Basha gjatë emisionit “Top Story”.

Por Top Channel ka mësuar se, këto ditë ka pasur edhe zhvillime të tjera jashtë vëmendjes së publikut.

Të hënën, ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri i është drejtuar me një letër ish-kolegut të tij Cani, ku i kërkon uljen e rentës për industrinë minerare, e cila po përjeton një moment të vështirë, si rezultat i rënies drastike të çmimeve.

Gjiknuri i kërkon Canit të lehtësojë fort këtë industri, e cila për koinçidencë është e përqëndruar pikërisht në zonën elektorale të vet Canit. Por Top Channel ka mësuar me siguri të plotë se, lobi i industrisë nxjerrëse të kromit ka shtuar presionin ndaj qeverisë dhe Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, edhe me mbështetjen e disa deputetëve të mazhorancës, kryesisht nga LSI.

Aleati më i madh i Shkëlqim Canit këto dy vite e gjysmë ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka përshëndetur qëndrimet e ministrit për zbatimin rigoroz të marrëveshjes. Por Cani ka për epror Edi Ramën, idetë “risi” të të cilit, si dhënia me koncesion e TVSH-së, binin ndesh me natyrën konservative tashmë të ish-ministrit të Financave.

Ashtu si në rastin e “Crown Agents”, edhe në projektin e koncesionit të TVSH-së duket se, profesori 60-vjeçar i Ekonomisë nuk ka qenë aq optimist sa shefi i tij.

A kanë qenë këto zhvillime, ato të cilat përcaktuan fatin e ish-ministrit të Financave? Një gjë është e sigurtë. Në linjën e koncesioneve dhe ideve të tjera inovative të kryeministrit, Arben Ahmetaj do të jetë një ministër Financash shumë më fleksibël.

Top Channel

Etiketa: Arben AhmetajCrown Agentsedi ramaFondi Monetar NdërkombëtarShkelqim Cani

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Mançini thyen heshtjen: Ky është një moment delikat

Mançini thyen heshtjen: Ky është një moment delikat

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po transportonte kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër (EMRI) –

Po transportonte kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër (EMRI) –

11:56 | 04/10/2023
U kap me snajper në makinë, dënohet ish-efektivi i forcave RENEA –

U kap me snajper në makinë, dënohet ish-efektivi i forcave RENEA –

11:54 | 04/10/2023
A e tradhtoi David? Victoria Beckham thyen për herë të parë heshtjen –

A e tradhtoi David? Victoria Beckham thyen për herë të parë heshtjen –

11:50 | 04/10/2023
Arrestohet 49-vjeçari që shpërndante kokainë në shkollat e Beratit –

Arrestohet 49-vjeçari që shpërndante kokainë në shkollat e Beratit –

11:42 | 04/10/2023
Qëlloi me armë, polici i ‘Shqiponjave’ punonte edhe si truprojë… –

Qëlloi me armë, polici i ‘Shqiponjave’ punonte edhe si truprojë… –

11:40 | 04/10/2023

Më Të Lexuarat

  • Po transportonte kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër (EMRI) –
  • U kap me snajper në makinë, dënohet ish-efektivi i forcave RENEA –
  • A e tradhtoi David? Victoria Beckham thyen për herë të parë heshtjen –
  • Arrestohet 49-vjeçari që shpërndante kokainë në shkollat e Beratit –
  • Qëlloi me armë, polici i ‘Shqiponjave’ punonte edhe si truprojë… –
  • Ndërron jetë mjeku i njohur, kardiologu personal i Enver Hoxhës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po transportonte kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër (EMRI) –
  • U kap me snajper në makinë, dënohet ish-efektivi i forcave RENEA –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com