36 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot pasi akuzohen se kanë shkelur rregullat e lëvizjes në zonën Schengen.
Këta shtetas mësohet të kenë qëndruar mbi 90 ditë në Francë, Holandë dhe Belgjikë.
Që nga 1 janari deri sot janë riatdhesuar mbi 2800 shtetas shqiptarë nga vendet e BE-së.