Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali dhe Shqipëri, arrestohen 11 persona – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali dhe Shqipëri, arrestohen 11 persona

11:12 | 04/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë finalizuar një operacion të madh kundër trafikut të lëndëve narkotike në të dy vendet duke arrestuar 11 persona.

Raportohet se 9 prej tyre janë arrestuar në Itali në kuadër të operacionit “ZAD”, kurse 2 të tjerë në Shqipëri, specifikisht në Cerrik dhe Shkodër. Të arrestuar janë Florjan Palaj, 32 vjeç nga Cerriku dhe Ilia Deda, 49 vjeç nga Shkodra.

Njoftimi i plotë

Read more

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Një tjetër operacion ndërkombëtar finalizohet me sukses.

Finalizohet operacioni policor i përbashkët Itali-Shqipëri, i koduar “ZAD”.

Operacioni për goditjen e një grupi kriminal që operonte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike kokainë.

Vihen në pranga në Itali e Shqipëri, 11 persona, dy prej të cilëve u kapën në territorin shqiptar.

Në operacion në Shqipëri, Departamenti i Policisë Kriminale, Interpol Tirana, DVP Tiranë, Elbasan e Shkodër, në bashkëpunim me Interfocën Italiane në Shqipëri dhe Interpol Romën.

Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “ZAD”, Policia e Shtetit përmbushi me sukses detyrimet e saj.

Si rezultat, gjatë orëve të para të mëngjesit, në Itali dhe Shqipëri u bë ekzekutimi i 11 urdhrave të arrestit të lëshuara për pjesëtarët e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, 9 prej të cilëve u kapën në Itali dhe 2 në Shqipëri.

Gjatë operacionit, nga Policia e Shtetit u kapën shtetasit F. P., 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe I. D, 49 vjeç, lindur në Cërrik.

Gjykata e Hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër-arreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy shtetas, për veprën penale “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim. Maksimumi i dënimit 20 vjet burg.

Shtetasi F. P. ka luajtur rolin e tij si ndërmjetësues mes disa shtetasve shqiptarë të raportuar si blerës të pakove më kokainë, vepër penale të cilën e ka kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndërsa shtetasi I. D., duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për mbledhjen dhe nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë, sasi e siguruar dhe e ruajtur nga shtetas të tjerë shqiptarë.

Policia e Shtetit është e vendosur që të bashkëpunojnë ngushtësisht me partnerët për të luftuar me ashpërsi krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Etiketa: arrestohen 11 personabanda e trafikut të drogësItaliPolicia e ShtetitShqiperi

Të Lidhura

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

nga 27
23:08 | 03/04/2026
0

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

nga 27
22:54 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të...

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

nga 27
22:30 | 03/04/2026
0

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa renditja më e fundit e publikuar nga...

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

nga 27
22:16 | 03/04/2026
0

Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një...

Para
Rritet sërish numri i personave të prekur me COVID-19 në vend

Konfirmohen 13 raste të reja me koronavirus, 1197 të infektuar në total

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

23:08 | 03/04/2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

22:54 | 03/04/2026

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

22:30 | 03/04/2026
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

22:16 | 03/04/2026
1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

21:14 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –
  • Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –
  • Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –
  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com