Është mbledhur sot kryesia e Partisë Socialiste për të analizuar votat e 30 qershorit si dhe nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kryeministri Rama ka paralajmëruar mbledhje e analiza me asambletë e PS-ve në cdo bashki.
Gjithashtu është diskutuar edhe për rezultatet zgjedhore dhe ecurinë e procesit të konstituimit të këshillave bashkiake dhe kryetarëve të rinj. Pas këtij procesi do të ketë Asamble Kombetare te PS brenda korrikut.