Tashmë, Edi Rama i zënë në çark po mundohet të marë oksigjen duke bërë ndryshime jo vetëm në qeveri, por në të gjithë piramidën e shumicës në pushtet, e cila para një viti e mori të gjithë tepsinë për vete.
Edi Rama ka vendosur ta largojë nga kabineti ministrin Damian Gjiknuri, i përfshirë drejtpërdrejtë me skandalin e Unazës së Madhe, prej së cilës rrezikon burgun së bashku me Afrim Qëndron e ARRSH-së.
Por, ministri mamuth, më i fuqishmi i qeverisë nuk mund të largohet si humbës, ndaj do të shndërrohet në figurën më të rëndësishme të shumicës pas Edi Ramës. Ai do të jetë kryetar i grupit parlamentar të PS-së.
Taulant Balla me sa duket do të jetë kurbani i madh i këtyre ndryshimeve brenda shumicës që po mundohet të arnojë Rilindja. Ky i fundit do i përballojë skandalet me bandat e Elbasanit apo Toyota Yaris si deputet i thjeshtë.