Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës shkaktuan përmbytje në disa zona të qytetit të Durrësit.
Uji në rrugë arriti disa centimetra e për pasojë pati vështirësi në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.
Situata më problematike ishte në rrugën e Plazhit, shëtitoren Taulantia por edhe shumë zona të tjera.
Përmbytjet në rrugët e Durrësit shfaqen sa herë ka reshje intensive shiu pasi kanalizimet nuk e përballojnë largimin e ujrave.