Shitjet online në zgjerim, sa shpenzojnë shqiptarët për të blerë përmes kompjuterit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shitjet online në zgjerim, sa shpenzojnë shqiptarët për të blerë përmes kompjuterit

20:22 | 31/03/2019
në Kryesore
0

Tregu i shitjeve online në Shqipëri po vijon zgjerimin. Tendenca në rritje e shitjeve pohohet si nga aktorët e tregut, ashtu edhe nga operatorët postarë që merren me dërgimin e pakove nga biznesi. Megjithatë, informaliteti dhe përdorimi i lartë i cash-it mbeten problematikat kryesore. Aktorët kryesorë të tregut presin që ecuria të vijojë pozitive. Së pari, ata i mbështesin shitjet e tyre te klientët e grupmoshës 17-35 vjeç dhe i shikojnë si target-grup të cilët i rikthehen përvojës së tyre me blerjet online. Së dyti, me zhvillimin e teknologjisë dhe rritjen e përdorimit të smartphone-ve, konsumatorët janë të prirë gjithnjë e më shumë drejt kësaj sjellje konsumatore.

Dërgesat e porosive nga shitjet online, që kryhen kryesisht nëpërmjet operatorëve postarë, kanë shënuar rritje dyshifrore. Për Dorian Vezulin, drejtues i Albanian Courier, kompani e cila ofron shërbime postare në vend, trendi i dërgesave nga shitjet online është rritur kohët e fundit. Sipas të dhënave të tyre, dërgesat për vitin 2018 në raport me vitin 2017 njohën rritje me 16%. Ecuria ka vijuar pozitive edhe në muajin e parë të 2019-s. Sipas të dhënave nga Albanian Courier, dërgesat në janar 2019 ishin 19% më të larta se në janar 2018. Pritshmëritë e drejtuesve janë pozitive.

Shumë operatorë postarë kanë marrë rolin e aktorit aktiv dhe kryesor në tregtinë elektronike të vendit ku ata operojnë, duke u shndërruar në operatorë shitës dhe duke mbyllur ciklin door-to-door. Posta Shqiptare, për shkak të infrastrukturës dhe logjistikës që disponon, që nga adresari, qendrat e magazinimit në qytetet kryesore, qendrat e automatizuara të përpunimit dhe vijimit, mjete të motorrizuara etj., për momentin ndodhet ende në hallkën ndërmjetëse të dorëzimit në adresë të objekteve postare, shpesh edhe duke përdorur opsionin cash on delivery.

Read more

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Për “Monitor”, Posta Shqiptare ka vlerësuar në rritje trendin e tregtisë elektronike brenda vendit, por sidomos atë nga jashtë tij, i cili është dominues. Sipas të dhënave të tyre, vetëm në vitin 2018 është shënuar një rritje e volumeve prej më tepër se 25% krahasuar me një vit më parë. Posta Shqiptare po planifikon që brenda vitit 2019 të kryejë investime të rëndësishme, si në automatizimin e proceseve të brendshme të punës, ashtu edhe në rinovimin dhe shtimin e flotës së automjeteve dhe mjeteve motorike.
Aktualisht, numri i kontratave të Postës Shqiptare me kompani të cilat operojnë në Shqipëri si shitës online në vitin që lamë pas, u rrit me rreth 20% krahasuar me vitin 2017 dhe ky është një tregues që edhe tregtia elektronike brenda vendit po shënon rritje progresive të ndjeshme nga viti në vit.

Shërbimet, që kërkohen më tepër nga kompanitë e shitjeve online në Shqipëri, të përqendruara më së shumti në Tiranë janë: tërheqja me korrier, dorëzimi në adresë dhe pagesa në momentin e dorëzimit.

Pagesa në momentin e dorëzimit i ka përballur këto biznese me problemin e kohës së prerjes së faturës tatimore dhe kuponit, sidomos në rastin kur objekti postar kthehet nga ana e marrësit për arsye të ndryshme, të cilat vijnë nga raportet shitës-blerës dhe serioziteti në biznes. Megjithatë, kthimet kundrejt operatorëve brenda vendit kanë qenë minimale, jo vetëm sepse një pjesë e bizneseve, në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, nuk e pranojnë kthimin e mallrave që shesin, por edhe për shkak të volumeve jo shumë të mëdha të tregtisë elektronike, krahasuar me vendet e tjera. Qytetet kryesore ku zhvillohet tregtia elektronike janë kryesisht Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Shkodra, Fieri dhe Mati.

Posta Shqiptare referon si problem kryesor që haset për dorëzimin e objekteve postare, adresat e paplota ose edhe të pasakta. Ndërtimet informale kanë shkaktuar si ndikim dytësor dhe nevojën e rishikimit total të adresave në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, ekziston edhe problemi i kulturës së individëve dhe njohjes nga ana e tyre të sistemit të adresave dhe shërbimeve postare. Ofrimi i këtij shërbimi kërkon një infrastrukturë të mirëstudiuar magazinimi, jo vetëm të kapaciteteve, por edhe të shpërndarjes gjeografike. Të dy këta faktorë janë të lidhur me volumet rajonale të kërkesë-ofertës së shitblerjeve. Nga ana tjetër, kërkohet një logjistikë, e cila duhet t’u përgjigjet volumeve në rritje dhe që kërkon investime të herëpashershme.

Shitjet online nëpërmjet rrjeteve sociale

Rrjetet sociale po përdoren gjerësisht nga bizneset për të rritur aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave nga Instagram, vetëm në një muaj, rreth 90 milionë llogari kanë klikuar në postimin e një produkti të caktuar për të mësuar më shumë detaje rreth tij.

Thuajse të gjitha dyqanet, pavarësisht madhësisë, kanë filluar që të operojnë online, falë mundësive pafund që ofrojnë rrjetet sociale për reklamim. Facebook dhe Instagram mundësojnë mjetet e nevojshme për biznesin që të reklamojnë produktet te një treg më i gjerë se sa dyqanet fizike. Kjo tendencë është përhapur në Shqipëri prej disa kohësh, ku çdo dyqan tashmë ka faqen online ku reklamon produktet që shet, pa pasur nevojë që të ketë një faqe të tregtimit online.

“Mendoj që në 2019-n, trendi do të vazhdojë të përforcohet dhe faqet e dedikuara online, pa asnjë dyqan fizik, do të ulin numrin e porosive që lëvrojnë te klientët. Nga ana tjetër, shitësit tradicionalë me pakicë do të vazhdojnë të rrisin shitjet e tyre online, kryesisht ata që kanë nisur të investojnë vitin e kaluar. Aktorët e stabilizuar të shitjeve me pakicë do të gjejnë zgjidhje në rritjen e shitjeve kryesisht duke investuar në sektorin e shitjeve online”, – thotë Valer Pinderi nga Nettrade Albania.
Ai shpjegon se si pasojë e mungesës së barrierës hyrëse në biznes, shumë operatorë të rinj do të hyjnë në treg për të shitur online në periudhat në vijim. Megjithatë, ai nuk parashikon të ketë asnjë konkurrent të denjë për t’u pozicionuar mirë në treg./Monitor

Etiketa: blerjekompjutershitje online

Të Lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

nga 27
22:20 | 25/12/2025
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

nga 27
21:58 | 25/12/2025
0

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka...

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Para
“Lajm i fundit. Hajde shpejt. Vrasje në Shkodër”

“Lajm i fundit. Hajde shpejt. Vrasje në Shkodër”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com