Ministria e Brendshme ka miratuar ngritjen e një platforme telefonike 24-orëshe (069 413 7777), për raportimin e rasteve të shit-blerjes së votës.
Ministria bën me dije se qytetarët mund të denoncojnë edhe përmes aplikacioneve WhatsApp apo dhe Viber.
“Qytetarët po në këtë numër mund të denoncojnë edhe përfshirjen e punonjësve të policisë në mbështetje të subjekteve elektorale dhe për të gjithë krimet e tjera elektorale”, njofton Ministria e Brendshme.