• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me shit seks në kishë

16:00 | 17/03/2016
në Uncategorized
1

Nga Enkel Demi

Një grup vajzash që të merrnin sytë nga bukuria kanë bërë fotografi të veshura si nuse në disa nga kishat më të bukura bizantine të vendit, në Berat, Elbasan. Çikat, të cilat janë me shpinë zbuluar dhe dekolte tejet bujare marrin poza ndjellëse sipër fronit dhespotik, para derës dhe ikonave të ikonostasit. Fotot janë marramendëse, të realizuara me mjeshtri të pashoqe dhe thuhet se janë kryer për të shërbyer që trashëgimia kulturore të bëhet e njohur nëpër botë, me ç’duket në vigjilje të pushimeve verore.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Ka qenë shumë i ashpër reagimi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, ndërsa në shtyp pothuaj është vënë në dukje që kjo mëri kishtare është e pavënd se në këtë botë me mentalitet të hapur ku ne jetojmë, gocat e bukura pikë mund të dalin ku është më mirë. Fjala vjen, ta ka ënda që një nuse krahëzbuluar, me gjoks të hapur sa më s’ka të bëjë një foto në ikonostas mes shën Mërisë me Jezusin foshnje dhe një tjetër ikone të vetë Jezusit. Kudo në botë, Itali, Francë, Greqi, SHBA, Gjermani, kjo do të përbënte skandal. Në Shqipëri jo, sepse padija në rastin më të mirë, ose jetesa mendjeprishur, na cyt drejt kapërcimit të do caqeve që besimtarët i kanë të paprekshme. Ndoshta ideatori i këtij shërbimi nuk ka marrë pjesë kurrë në një meshë orthodokse në Shqipëri, nuk ka parë kurrë në televizor një natë Pashkësh apo Kërshëndellash. Besimtarët kristianë orthodoksë, pasi kryehet mesha adhurojnë pikërisht ato ikona, luten para tyre, i përkëdhelin, i puthin. Është pjesë e besimit të tyre të lashtë mbi dy mijë vjeçar. Meshën priftërinjtë orthodoksë e thonë pas ikonostasit që është dhe ballina, të cilën shohin besimtarët gjatë gjithë shërbesës, të shoqëruar nga këngët kishtare të muzikës bizantine, me tekset e shqipëruara nga imzot Noli. Në këtë vend ku temjani përhap aromën e tij të fortë, por karakteristike, nuk mund të shkojë një modele e veshur pak, sepse edhe në ceremoninë e vërtetë të dasmës, vashat shkojnë në kishë me krahëmbuluar dhe vello të bardhë. Në asnjë vend të perëndimit a lindjes, nuk qëllon që të hysh në një kishë, katedrale, kapelë me krahët e zbuluar, fund të shkurtër. Të vjen dikush, klerik apo shërbyes dhe të nxjerr jashtë. Në Shqipëri si pa të keq sfidohet një traditë që ka kaluar mijëra vjet. Ndaj reagimi i Kishës mund të ishte dhe më i fortë, sepse jam i bindur që besimtarët ndjehen të përdhosur nga triumfi i padijes, siç ndodh rëndom në këtë vend.

Në fund, Kisha ankohet se këto objekte kulti ku janë bërë fotot, por dhe mjaft manastire, lipsane të shenjta, ikona dhe objekte të shenjta të adhurimit nuk janë kthyer ende, por përdoren për kësi punësh të turpshme. Ata kanë gjithë të drejtën e botës të thonë se këto vende e objekte kulti nderohen dhe janë të shenjta për të gjithë orthodoksët anembanë botës dhe sigurisht edhe për besimtarët e Shqipërisë.

Ndoshta ky është tundimi i fundit i pafesë që ka lënë për trashëgimi virtytin e vetëm, pacipërinë.

Etiketa: ateizmiEnkel DemiikonakapelëkatedraleKisha Autoqefale të Shqipërisëkishëlipsane të shenjtamanastirepacipëritemjani

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
“Stuhia e Çeliktë”, ditari i një gjermani që i mbijetoi luftës së parë

"Stuhia e Çeliktë", ditari i një gjermani që i mbijetoi luftës së parë

Comments 1

  1. E.K says:
    8 vjet më parë

    ceshtja qendrion ne faktin se keto “kisha” nuk perdoren si te tilla nga besimtaret….keshtu qe …. argumentat nuk vlejne per nje debat pa vlere… aq me shume qe duhet te mendohet se keto “kisha” jane me kuç dhe ai qe ka dhene çelesin ka marre leje diku dhe mendoj se kjo puna e fotografive nuk eshte bere vetem me koken e organizatorit apo firmes se fustaneve

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

20:17 | 30/09/2023
Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

20:15 | 30/09/2023
Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –

Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –

20:05 | 30/09/2023
Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –

Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –

19:59 | 30/09/2023
Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim

Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim

19:38 | 30/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –
  • Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –
  • Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –
  • Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –
  • Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim
  • FNSH zbarkojnë në Vlorë, ja çfarë kërkon policia –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –
  • Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com