Policia e Fierit ka arrestuar 41-vjeçarin, Ilir Dine, banues në Fier pasi ishte shpallur në kërkim.
Ndalimi i 41-vjeçarit u bë pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Tiranë, me vendimin e datës 07.07.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Në vitin 2016, 41-vjeçari është kapur duke shitur lëndë narkotike, në lavazhon e tij, në lagjen “16 Prilli”, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.