Gjermania vazhdon të jetë e mbërthyer nga koronavirusi, pasi ndryshe nga vendet e tjera, infektimet po vijnë në rritje. Për herë të parë autoritetet bëjnë me dije se janë identifikuar mbi 200 mijë infektime. Sipas Institutit Robert Koch, në 24 orë janë regjistruar 203, 136 raste të reja. Ndërkohë numri i viktimave ka arritur 188, numër më i ulët në krahasim me një javë më parë.
Incidenca javore regjistroi 1017.4 për 100 mijë banorë. Shkalla e shtrimit në spital është 4.26 të shtruar në terapi intensive për 100 mijë banorë. Ndërkohë, autoritet paralajmërojnë se mund të ketë shtrëngim masash, të paktën për dy javët e ardhshme