Partia “tokë e xanun” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partia “tokë e xanun”

11:42 | 19/03/2018
në Opinion
0

Partia Demokratike ka depozituar një projektligj të firmosur nga një grup deputetesh, i cili parashikon shfuqizimin e datës 20 shkurt, si dita e përkujtimit të viktimave dhe përkujtimit të komunizmit në Shqipëri, duke kërkuar që kjo datë të jetë data 26 shkurt 1951. Si dita ku u ekzekutuan pa gjyq 22 intelektualë. Kjo ditë kujtohet ndryshe edhe si dita e bombës në oborrin e ambasadës sovjetike. 26 shkurti është një nga shumë data të dhimbshme të diktaturës së egër në Shqipëri. U ekzekutuan 5557 burra dhe 450 gra, 26 768 persona u burgosën, 998 vdiqën burgjeve, 308 persona u çmendën nga torturat, mbi 32000 u internuan dhe u dëbuan, 7002 persona vdiqën në kampet e punës dhe 11 656 persona u arrestuan. Nga këta persona 958 u vranë pa asnjë vendim gjykate.

Ajo që nuk bën sens nuk është siç po duan ta interpretojnë disa media, ndryshimi i një ligji të Sali Berishës me një ligj të Lulzim Bashës. Eshtë mundim i tepërt se këtu s’ka vend e nevojë për ndonjë krahasim.

Ajo që është e turpshme është tallja me dekomunistizimin.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

1- Pse duhet shfuqizuar dita simbol e 20 shkurtit? Datat përkujtimore nuk shfuqizojnë njëra/tjetrën.

2- Pse mos të shtohej në ligj edhe data 26 shkurt?

3- A është ky problemi më i madh që ka PD-ja sot?!

4- Pse Lulzim Basha nuk propozon një projektligj për të ndaluar depërtimin në institucionet e shtetit dhe për të nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë, bashkë me Vettingun, ata gjyqtarë dhe prokurorë që sot kanë depërtuar edhe në KLGJ e KLP, të cilët mbajnë vulën e dënimeve politike para rënies së komunizmit?

5- Në shtator të 2017 Lulzim Basha mori përsipër hartimin e ligjit për ndalimin e përdorimit të simboleve të komunizmit dhe dënimin e atyre që i përdorin, sipas modelit Gjerman. Ç’ndodhi me të?

6. Pse nuk u mor vesh kurrë kush nga grupi antikomunist i Bashës, i dhuroi tre vota Gramoz Ruçit që të zgjidhej kryetar Parlamenti?

Shpresoj shumë që dikush nga deputët firmëtarë të jetë ngatërruar pa dashje në vendosjen e firmës për këtë projektligj.

Por kjo nuk lehtëson aspak liderin demokrat, “intelektual”, “progresist” dhe “antikomunist”, Lulzim Basha!

Është akti i radhës të dashur miq.

Kështu nis: hiqen simbolet e Partisë në fushatë;vritet memoria historike e Partisë; shkatërrohet grupi parlamentar; flaket ideologjia; të braktisin shtresat mbështetëse dhe pastaj ngulet tabela në hyrje të selisë së Partisë: “Tokë e xanun! Ndalohet kalimi!”

Etiketa: antikomunistintelektualLulzim BashaMajlinda BreguNdalohet kalimi!PDprogresistshfuqizimi i 20 shkurtitTokë e zanun!

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ngacmimet seksuale, denoncon edhe Jennifer Lopez

Ngacmimet seksuale, denoncon edhe Jennifer Lopez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com