Sheshi Skënderbej është zgjedhja e këtij mëngjesi për kreun e qeverisë.
Ndërsa së fundmi kemi parë shumë foto të sheshit të ndriçuar, Rama ka zgjedhur që kartolinën e tij të fundvitit ta ketë me pamjen e ngjyrave nën dritë natyrale.
“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë të Sheshit Skënderbej të Rilindur e të stolisur për Festat e Fundvitit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.