Sulmuesi uruguaian i PSG-së, Edinson Kavani, ka folur për herë të parë në lidhje me sherrin e bujshëm mes tij dhe brazilianit Nejmar sa i përket goditësit të parë të penalltive te skuadra franceze.
Në një konferencë për shtyp gjatë grumbullimit me ekipin e tij kombëtar, Kavani shprehet se këto janë gjëra që ndodhin në futboll.