Një djalë së bashku me babanë e tij janë konfliktuar me një 23-vjeçar duke e lënë të plagosur këtë të fundit.
Policia ka arrestuar Helios Tarja 24 vjeç, banues në Tiranë. Ai së bashku me të atin A.T. 50 vjeç në rrugën e “Dibrës” janë konfliktuar fizikisht me 23-vjeçarin me inicialet A. B.
Gjatë sherrit, Helios Tarja ka plagosur me mjet prerës, lehtë në shpatull të riun, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
E ndërsa djali iu arrestua pak pas ngjarjes, babai do të hetohet në gjendje të lirë.