Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kukësit këtë të premte.
Një 16-vjeçar ka mbetur i vrarë me thikë pas një sherri mes dy të rinjve.
A.M është qëlluar me thikë nga një 17-vjeçar.
Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të rënda.
Policia ka arrestuar autorin e këtij krimi, R.M, 17-vjeç.