Një sherr i madh midis dy personave ka ndodhur pak minuta më parë në Berat në një qendrat e votimit të përqëndruar në një nga shkollat e qytetit.
Nga ky sherr mësohet se është gjakosur shtetasi Edmond Hoxha, i cili është qëlluar nga një polic civil. Nuk dihen ende shkaqet e këtij sherri, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje. Ndërkohë, mësohet se është shkarkuar nga detyra punonjësi i policisë që u përfshi në konflikt.