Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugën “Jordan Misja”, ku për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe në sherr janë përfshirë R.K, 19-vjeç dhe S.B, 23-vjeç. I plagosur ka mbetur ky i fundit pasi është goditur me thikë nga 19-vjeçari. Ai është transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.