Një sherr në të cilin janë përfshirë disa persona ka ndodhur në një lokal në zonën e Freskut në Tiranë.
Mësohet se njëri prej të konfliktuarve u largua nga vendngjarja për disa minuta dhe shkoi të merrte një thikë. Por, teksa po kthehej, u rrëzua dhe dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht.
Në vendngjarje shkoi ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë ka mbërritur edhe policia dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.
Video e siguruar nga TV-Klan: