Një tragjedi ka ndodhur në Korenë e Jugut pasi dy persona kanë humbur jetën nga shembja e një ballkoni në një lokal nate.
Mësohet se në bar ndodheshin pjesëtarë të skuadrave së notit të SHBA-së, të Italisë dhe Zelandës së Re.
Nga rrëzimi i ballkonit janë plagosur dhe 16 persona të tjerë, ku 8 mes të cilëve ishin sportistë dhe 8 civilë. Gjatë kësaj kohe po mbahet Kampionati Botëror i Notit.
Policia koreanojugore ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë. Mendohet objekti është ndërtuar pa leje.