Shekspiri e Dostojevski, këmbëkryq nëpër trotuaret e Tiranës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shekspiri e Dostojevski, këmbëkryq nëpër trotuaret e Tiranës

10:47 | 04/02/2018
në Uncategorized
0

Nga Elsa Vorfi

Diku të rreshtuar hijshëm përbri njëri-tjetrit, diku të stivosur njëri mbi tjetrin, apo diku tjetër të grumbulluar rrëmujshëm pranë njëri-tjetrit. Në formë të tillë duket se qëndrojnë autorët e mëdhenj botërorë nepër trotuaret e Tiranës. Tituj të tërë librash, të atyre autorëve të mëdhenj, atyre klasikëve që kanë formuar letërsinë botërore, “zbukurojnë” trotuarët e Tiranës.

Duket sikur Shekspiri, Dostojevski, Tolstoi, Çehovi apo dhe shumë autorë të tjerë, janë shpërndarë me kast nëpër trotuarët e Tiranës, duket sikur kërkojnë me ngulm shqiptarin lexues, aq më shumë ate jolexues. Duket sikur shkronjat brenda librit rebelohen sa herë kalon aty pranë tyre, duket sikur ato godasin lehtshëm këpucën tënde që kalon pranë tyre e ç’interesuar, për të të ndalur paksa hovin. Atë hovin për tek ajo kafja ku je vonuar paksa për të shkuar, për të llafosur mbi gjithcka, ama veç për librin jo. Për të të vjedhur kështu pak vëmendje, për të të bërë pjesë të tijën, e për t’u bërë pjesë e jotja. E në fund për të ta shpërblyer me shumçka që mund të të falë një libër i bukur.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të tille janë të ashtuquajturit “librat e rrugës”. Të thjeshtë në dukje, shpesh herë me kopertina të mbuluara nga ato thërrmijat e pluhurit të Tiranës, pluhur i cili është vec maja e atij ajsbergut frymëzues e mbreslënës që fsheh brendia e tij. Ashtu janë dhe një pjesë e atyre njerëzve që mëngjes për mëngjes i rreshtojnë këta libra nëpër trotuaret e Tiranës. Në një bisedë të shkurtër me ta, teksa ndalon për një libër, të flasin për të jo si një mall tregu, por me pasionin e munguar të të gjithë atyre që duket se edukojnë përmes librit.

Ata nuk të bëjnë reklamë siç mund të bëhet për një çantë firmato shumë dollarëshe jofunksionale, ata nuk dinë ta bëjnë të shitshëm librin për “lexuesin” e sotshëm, sepse ne fund të fundit, libri nuk ka asgjë tjetër për të “shitur” përveçse disa shkronjave, disa fjalëve, të cilat kur lidhen bukur e kuptueshëm bashkë, lidhin shumë mendime, shumë botë, shumë ndjesi, shumë përfitime thelbësore. E kanë të vështirë ata librashitësit ta bëjnë të shitshëm librin, se aty mungon imazhi konkret, ai imazhi që “të mbush syrin”, imazhet e fshehta që i krijon vetë mendja nga ato shkronjat e librit, e ka të vështirë shumë t’i shesë librashitësi.

Me shume horizonte të reja, me shumë botë të reja është njohur lexuesi ndër shekuj teksa lexon këta autorë botërorë, ama duket se pikërisht këta autorë, duket sikur Shekspiri e Dostojevski, pavarësisht se “qëndrojnë këmbëkryq çdo ditë nëpër trotuarët e Tiranës” nuk e njohin botën e sotme. Nuk e njohin “lexuesin” e telefonave e makinave të fundit, ”lexuesin” e dyqaneve të rrobave të shtrenjta, “lexuesin” konsumues të çdo gjëje materiale e çdo gjëje që bën zhurmë nëpër rrjete sociale. Rrinë të heshtur ata librat, hesht Tolstoi e Çehovi përballë njerëzve zhurmues të Tiranës së zhurmshme, presin ashtu të pluhurosur e plot durim ditën kur do të bëjnë me “krahë” shfletuesin e tyre.

Etiketa: cehovidostojevskilibrarrugeTiranetrotuar

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Bilancet e FSHF, 2.3 mln euro shpenzime vetëm administrata

Bilancet e FSHF, 2.3 mln euro shpenzime vetëm administrata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

15:11 | 20/12/2025
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
  • Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com