Sheikët e Njukasëllit ofrojnë shifrën marramendëse për Brojën

0
140

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, duket se është në kulmin e karrierës së tij dhe çdo ditë ai po shkëlqen, madje po merr vëmendjen e klubeve të huaja. Kohët e fundit ai ka mahnitur të gjithë Premier Ligën me fanellën e Sauthemptonit, pasi ka bërë super perfomancë dhe gola që do të mbahen mend.  Për të flasin edhe mediat e huaja, që së fundmi kanë treguar se vetë Sauthemptoni ka prezantuar një ofertë prej 30 milionë eurosh për Brojën.

Në drejtim të Çelsit ka ardhur një ofertë tjetër më e lartë për Brojën, ku sheikët e Njukasëllit ku kanë ofruar plot 40 milionë euro. Palët janë aktualisht në kontakt, por vullneti i drejtuesve të bluve të Londrës duket se nuk dëshiron ta shesë lojtarin në këtë sesion të merkatos dimërore, duke e bërë atë të përfundojë sezonin në klubin e tij aktual dhe më pas të rivlerësojë se çfarë të bëjë në verë.