Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar më shumë se 4 000 viktima nga koronavirusi në 24 orë për herë të parë, ndërsa sistemet shëndetësore po përpiqen të përballojnë numrin e pacientëve të sëmurë.
Më shumë se 266 000 raste të reja u raportuan ditën e djeshme duke e çuar totalin në mbi 21,6 milionë raste.
Numri i rasteve është veçanërisht i lartë në shtetin e Kalifornisë dhe qarkun e Los Anxhelosit, ku më shumë se 1 në 5 persona rezulton pozitiv me Covid-19.