Në bilancin e fundit të viktimave nga përdorimi i armëve në Çikago të Shteteve të Bashkuara janë regjistruar 7 të vdekur dhe 20 të plagosur.
Mediat amerikane raportojnë se që nga fillimi i vitit, në Çikago janë regjistruar 745 vrasje, 56 për qind më shumë vrasje krahasuar me vitin e kaluar.
Është hera e parë në 20 vjet që numri i vrasjeve kalon kuotën 700 në vetëm 12 muaj. Ndërsa numri i personave të prekur nga përdorimi i armëve është ngjitur këtë vit me 47 për qind, në 4.252 njësi.